Policia ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandë me mallra në Zubin Potok, pasi i njëjti është ndaluar duke transportuar mallra me automjet me targa të Serbisë.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për ndalim, me ç’rast policia ka përdorur armën e zjarrit gjatë intervenimit.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur të ngarkuara pije alkoolike dhe joalkoolike, për të cilat i dyshuari nuk ka poseduar dokumentacion përcjellës.
Automjeti së bashku me mallrat e dyshuara janë sekuestruar për procedura të mëtejshme, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje


