KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrustemi: Presidenti dhe Qeveria janë procese të ndara, por mund të ndërlidhen nëse ka vullnet politik
Politikë

Rrustemi: Presidenti dhe Qeveria janë procese të ndara, por mund të ndërlidhen nëse ka vullnet politik

KosovaNewss
KosovaNewss 13:28 -19/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se pret që bisedimet ndërmjet partive politike të rezultojnë me një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja, duke i bërë thirrje partive të ish-opozitës të heqë dorë nga, siç e quajti ai, “qasja bllokuese e 18 muajve të fundit”.

Rrustemi për KosovaPress tha se LVV-ja, së bashku me partnerët e koalicionit të deritanishëm Guxo dhe Alternativa si dhe deputetët e komuniteteve joserbe, i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë, ndërsa shtoi se zgjerimi i shumicës do të varet nga gatishmëria e partive të tjera.

“Ne jemi optimistë se do të kemi një zgjidhje dhe do të ecim përpara. Megjithatë, vetë takimet do ta japin rezultatin, por duhet të kujtojmë se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit kishim takime, por jo konkretizim të bashkëpunimit, pasi kishim një pozicionim të qartë të opozitës për ta dërguar vendin në zgjedhje. Uroj që opozita të heqë dorë nga qasja 18-muajshe e destruktivitetit dhe bllokimit të institucioneve. Nëse kanë hequr dorë, natyrisht se jam i bindur se do të gjendet një zgjidhje. Duhet të ketë një minimum vullneti te opozita që maksimumi i gatishmërisë sonë, që është i pranishëm, do të mundësojë një marrëveshje”, theksoi ai.

Sipas tij, ditët deri në seancën konstituive duhet të shfrytëzohen maksimalisht për të arritur një dakordim politik, duke kujtuar se ekziston edhe afati kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit.

Ai shtoi se modalitetet e bashkëpunimit për krijimin e institucioneve të reja do të përcaktohen në takimet ndërmjet partive politike, ndërsa theksoi se zgjerimi i mazhorancës varet nga gatishmëria e të gjitha palëve.

Duke folur për vendimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të pezulluar negociatat për shkak të zhvillimeve të brendshme në këtë parti, ai tha se iniciativat për shkarkimin e Abdixhikut janë çështje të brendshme të partisë, ndërsa shtoi se LVV-ja vazhdon komunikimin me lidershipin aktual.

Përndryshe, tanimë dihet se LDK ka pezulluar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje në një periudhë të tensionuar për LDK-në, e cila po përballet me debate të brendshme rreth qëndrimit politik të partisë dhe mënyrës së veprimit pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Më 15 korrik u dorëzuan rreth 150 nënshkrime të delegatëve të LDK-së për thirrjen e Kuvendit të kësaj partie për votëbesimin ndaj Abdixhikut. Në arsyetimin e shkresës së LDK-së ishin edhe, siç thuhet, rezultatet e dobëta në tri palë zgjedhjet e fundit të kësaj partie.

Krahas këtij procesi në LDK, lideri i LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, më 10 korrik është takuar ndaras me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për formimin e institucioneve të reja. Ani pse nuk pati ndonjë marrëveshje, sipas Kurtit, takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lexo po ashtuEdhe dy ditë afat, Baraliu: Një marrëveshje VV-LDK për presidentin ende e mundurKëto takime erdhën pasi KQZ-ja certifikoi rezultatin e zgjedhjeve më 8 korrik. Nga këto zgjedhje, parti e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.13%, apo 53 ulëse në Kuvend. E dyta, Partia Demokratike e Kosovës, me 19.44%, apo 22 deputetë. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.69%, ka fituar 18 ulëse, si dhe Aleanca, me 6.74%, shtatë ulëse. Kurse komunitetet joshumicë kanë siguruar 20 ulëse. /KosovaPress/

Gjithashtu lexoni:

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Parkut Industrial në Podujevë

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten

KosovaNewss 19/07/2026 19/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?