KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
Lajme

SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve

Kosova News
Kosova News 14:04 -18/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prej një jave, ushtria amerikane po kryen sërish sulme në Iran. Teherani kundërpërgjigjet dhe po paralajmëron. Vendet e rajonit që janë aleate të Uashingtonit ndodhen në gjendje alarmi.

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për Ngushticën e Hormuzit rrezikon të dalë jashtë kontrollit, sipas disa mediave. Në natën e shtatë radhazi të sulmeve, forcat e armatosura amerikane deklaruan se kanë bombarduar sisteme iraniane të mbikëqyrjes, depo nëntokësore armësh dhe infrastrukturën ushtarake. Teherani reagoi me kundërsulme, ashtu si edhe netët e mëparshme duke sulmuar shtetet e Gjirit, Kuvajtin dhe Bahreinin. Gjithashtu pati raportime për shpërthime në Arabinë Saudite dhe në Jordani – vende që strehojnë baza ushtarake amerikane.

Ndërsa ushtria amerikane nuk dha detaje se ku i kishte kryer saktësisht sulmet, televizioni shtetëror iranian IRIB raportoi për shpërthime në zonën e Sirikut, pranë Ngushticës së Hormuzit, si dhe pranë qytetit bregdetar Bandar Abbas.

Teherani paralajmëron

Sipas autoriteteve iraniane, ushtria amerikane kishte sulmuar edhe gjatë natës së mëparshme ura dhe infrastrukturë tjetër civile. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ismail Baghai, shkroi në platformën X se populli iranian tani është edhe më i vendosur që t’i bëjë armiqtë e tij “të pendohen hidhur për sulmet kriminale”. Kurse Mohsen Rezaei, këshilltar i Udhëheqësit Suprem të Iranit, paralajmëroi se vendi i tij do të hynte në një “fazë operacionesh të gjera sulmuese dhe shkatërruese” nëse sulmet amerikane do të vazhdonin edhe dy ose tre ditë të tjera. Irani nuk do të kufizohej më vetëm në masa hakmarrëse, citoi televizioni arab Al Jazeera deklaratat e tij në një intervistë për televizionin shtetëror iranian IRIB.

Luftë në shkallë të gjerë?

Ushtria amerikane po godet tashmë një gamë më të gjerë objektivash në Republikën Islamike dhe po zhvendos avionë luftarakë nga Evropa drejt Lindjes së Mesme, raportoi gazeta Wall Street Journal. Kurse sipas portalit amerikan të lajmeve Axios, administrata amerikane e ka informuar Izraelin se, në kuadër të një zgjerimi të mundshëm të operacioneve ushtarake kundër Iranit, planifikon të dërgojë dhjetëra avionë të tjerë cisternë për furnizim në ajër. Portali iu referua tre zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.

Sipas raportimit të Wall Street Journal, SHBA-të synojnë të rrisin presionin ndaj Iranit në të gjithë vendin përmes sulmeve ndaj urave dhe objektivave të tjerë në brendësi të territorit, me qëllim që ta detyrojnë Teheranin t’i japë fund sulmeve ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit. Irani po reagon me kundërsulme gjithnjë e më të gjera.

“Ky përshkallëzim po përshpejtohet me ritme të shpejta dhe po del jashtë kontrollit”, u shpreh Saeid Golkar, ekspert i çështjeve të sigurisë iraniane në Universitetin e Tennessee, për Wall Street Journal. Sipas ekspertit, ekziston rreziku “që palët të shkasin drejt një lufte totale, edhe pse asnjëra palë nuk e dëshiron një gjë të tillë”. Në rajon po rritet shqetësimi për një zgjerim të konfliktit. Milicët Huthi në Jemen, aleatë të Iranit, paralajmëruan Arabinë Saudite, aleate të Uashingtonit, nga “rrethimi”. “Ne jemi të gatshëm të zbatojmë parimin rrethim për rrethim, aeroport për aeroport dhe port për port”, citoi agjencia jemenase e lajmeve Saba ministrin e Mbrojtjes së milicëve, Mohammed al-Atafi, që iu referua një sulmi ajror në fillim të javës ndaj aeroportit të kryeqytetit Sana, për të cilin milicia kishte fajësuar Mbretërinë e Arabisë Saudite. Nëse do të shpërthenin sërish luftime mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Huthi, dhe lufta me Iranin do të zgjerohej kështu në territorin saudit, kjo mund të krijonte vështirësi për përpjekjet ndërmjetësuese të Pakistanit në konfliktin mes Uashingtonit dhe Teheranit, sipas burimeve diplomatike pakistaneze.

Pakistani, i cili që prej vitit të kaluar ka një aleancë ushtarake me Arabinë Saudite, në një situatë të tillë mund të jetë “i detyruar të përfshihet në konflikt”, deklaroi një diplomat pakistanez për agjencinë e lajmeve dpa.

Gati asnjë lundrim në Ngushticën e Hormuzit
Ngushtica e Hormuzit, e cila duhej të rihapej për lundrimin ndërkombëtar në bazë të një marrëveshjeje kornizë të nënshkruar një muaj më parë mbetet e bllokuar. Pas rifillimit të sulmeve të ndërsjella mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit pothuajse është paralizuar. Shumica e anijeve tregtare kanë reduktuar ose pezulluar kalimet nëpër këtë rrugë strategjike detare. Irani është i mendimit se marrëveshja kornizë e nënshkruar një muaj më parë i jep të drejtën të kontrollojë trafikun detar nëpër këtë ngushticë. Teherani kërkon që anijet të përdorin një rrugë veriore përgjatë bregdetit iranian. Me sulmet e reja ndaj anijeve, Irani synon të pengojë Shtetet e Bashkuara që të shoqërojnë trafikun detar përgjatë bregdetit të Omanit përmes Ngushticës së Hormuzit. 

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro

“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave”, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga vapa

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Hooker: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin ShBA-në dhe Shqipërinë

Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Kosova News 18/07/2026 18/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
77%
1 km/h
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në
13:17 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?