Në Kramovik të Rahovecit do të mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të ndërtimit të Parkut Solar Fotovoltaik me kapacitet prej 105 megavatësh (MW), një prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.
Në ceremoni do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilët pritet të flasin për rëndësinë e projektit në avancimin e tranzicionit energjetik, rritjen e kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit.
Ngjarja do të zhvillohet në Kramovik, në rrugën “Beteja e Marsit”, në komunën e Rahovecit, me fillim në ora 14:00.


