KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën
Politikë

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Kosova News
Kosova News 13:21 -13/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schübel si Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian për Kosovën. Schübel do ta pasojë diplomatin estonez Aivo Orav, i cili u largua nga Kosova në prill. Sipas njoftimit të BE-së, ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat fillestar dyvjeçar.

Në komunikatë thuhet se Dirk Schübel është diplomat gjerman me përvojë të gjerë në një sërë pozicionesh drejtuese në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), në Komisionin Evropian, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Aktualisht, ai drejton Divizionin për Rusinë në EEAS.
Më parë, gjatë periudhës 2022–2024, ai ka shërbyer si i Dërguar Special i BE-së për Partneritetin Lindor. Gjithashtu, ai ka udhëhequr Delegacionin e BE-së në Bjellorusi nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe Delegacionin e BE-së në Moldavi nga viti 2009 deri në vitin 2013, ku ka luajtur një rol kyç në forcimin e angazhimit të BE-së në fqinjësinë lindore.

“Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së përqendrohet në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, duke mbështetur perspektivën e saj evropiane përmes komunikimit publik dhe angazhimit të drejtpërdrejtë me publikun. Përgjegjësitë kryesore përfshijnë monitorimin e progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, kontributin në forcimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së pakicave, si dhe promovimin e koordinimit politik të BE-së për të siguruar një prani të bashkërenduar dhe të dukshme”, thuhet në komunikatën për shtyp të publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Në komunikatë shtohet gjithashtu se mandati i tij përfshin ofrimin e udhëzimeve politike në terren për Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe mbështetjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me synim nxitjen e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Gjithashtu lexoni:

KPK dorëzon zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Serwer: BE-ja dhe ShBA-ja duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kosova News 13/07/2026 13/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
40%
4 km/h
Mon
26 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë
15:54 -13/07/2026
Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort
15:28 -13/07/2026
KPK dorëzon zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit
15:04 -13/07/2026
Media izraelite tregon se çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK-së në Gazë krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë
14:33 -13/07/2026
Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë
14:32 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?