KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Java me mot të qëndrueshëm, me temperatura deri në 32°C
Lajme

Java me mot të qëndrueshëm, me temperatura deri në 32°C

Kosova News
Kosova News 08:33 -13/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova do të ketë një javë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ku do të ketë periudha me diell dhe vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në fillim të javës temperaturat do të jenë pranë vlerave mesatare për muajin korrik, ndërsa nga mesi i javës pritet një rritje graduale e temperaturave.
Gjatë së mërkurës dhe të enjtes parashikohen zhvillime të vranësirave, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe shkarkime rrufesh. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa gjatë stuhive mund të ketë përforcime të përkohshme.

Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell, me pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 27 gradë.

Të martën pritet mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, me kalime të lehta vranësirash. Temperaturat minimale do të zbresin në 10–13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë.

Të mërkurën paraditja do të jetë me diell, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe reshje lokale të shoqëruara me shtrëngata e rrufe në disa rajone. Temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.

Edhe të enjten do të ketë intervale me diell dhe vranësira. Reshjet lokale dhe shtrëngatat do të jenë më të mundshme gjatë orëve të pasdites, ndërsa temperaturat ditore do të sillen nga 26 deri në 30 gradë Celsius.

Në fund të javës, të premten, kushtet atmosferike pritet të përmirësohen. Moti do të jetë kryesisht me diell, me pak vranësira, ndërsa temperaturat maksimale do të ngjiten sërish deri në 32 gradë Celsius.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Arrestohet në Beograd një i kërkuar nga INTERPOL-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës

Pezullohet protesta e punëtorëve të RTK-së pas ndarjes së mjeteve buxhetore

Banorët e Matiqanit, në hall me mbeturinat

Serwer: BE-ja dhe ShBA-ja duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

Kosova News 13/07/2026 13/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
83%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
30 °C
Fri
30 °C

Lajmet e Fundit

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën
13:21 -13/07/2026
Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar
13:19 -13/07/2026
Gjenerali Bashkim Jashari pret delegacionin gjerman, riafirmohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së
12:47 -13/07/2026
Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore
12:17 -13/07/2026
Operacion i kërkim-shpëtimit në lumin Mat, angazhohen edhe pjesëtarë nga Kosova
11:29 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?