KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pezullohet protesta e punëtorëve të RTK-së pas ndarjes së mjeteve buxhetore
Lajme

Pezullohet protesta e punëtorëve të RTK-së pas ndarjes së mjeteve buxhetore

Kosova News
Kosova News 10:46 -13/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Protesta e paralajmëruar për sot nga Federata Sindikale e RTK-së dhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së është pezulluar, pas vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për të alokuar 2.24 milionë euro për Radiotelevizionin e Kosovës.

Vendimi u miratua të premten në një mbledhje elektronike të qeverisë dhe synon të tejkalojë krizën financiare që la punëtorët e RTK-së pa paga për 13 ditë.

Në një reagim të përbashkët, sindikatat njoftuan se, duke marrë parasysh zhvillimin e fundit, kanë vendosur të pezullojnë protestën e planifikuar për sot në orën 11:30.

Megjithatë, ato paralajmëruan se do ta monitorojnë situatën dhe, në rast se pagat nuk ekzekutohen, protesta do të rifillojë.

Sindikatat theksuan se pezullimi i protestës nuk do të thotë se çështja është zgjidhur përfundimisht. Ato kërkuan nga institucionet përgjegjëse të sigurojnë financim të qëndrueshëm për RTK-në dhe pagesë të rregullt të pagave, duke theksuar se punëtorët nuk duhet të mbeten peng i bllokadave politike, neglizhencës institucionale apo dështimeve menaxheriale.

Në fund, Federata Sindikale e RTK-së dhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së falënderuan punëtorët për unitetin, solidaritetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar se pikërisht ky unitet kontribuoi në tejkalimin e krizës.

Gjithashtu lexoni:

Java me mot të qëndrueshëm, me temperatura deri në 32°C

Banorët e Matiqanit, në hall me mbeturinat

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Kosova News 13/07/2026 13/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
83%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
30 °C
Fri
30 °C

Lajmet e Fundit

Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore
12:17 -13/07/2026
Operacion i kërkim-shpëtimit në lumin Mat, angazhohen edhe pjesëtarë nga Kosova
11:29 -13/07/2026
Arrestohet në Beograd një i kërkuar nga INTERPOL-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës
11:12 -13/07/2026
70-vjeçari që u arrestua në kufi dyshohet se kishte kërcënuar kryeministrin përmes rrjeteve sociale
10:24 -13/07/2026
Alarmon IPK-ja: Higjienë jo e mirë, tulla betoni e lopata u gjetën në qendrën e ndalimit në Rahovec
09:44 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?