KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Banorët e Matiqanit, në hall me mbeturinat
Lajme

Banorët e Matiqanit, në hall me mbeturinat

Kosova News
Kosova News 22:12 -12/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kryeqytet, banorët e rrugës “Isa Kastrati” ka kohë që janë në hall me mbeturinat. Moslargimi i tyre vë në rrezik shëndetin e banorëve. Kompania “Pastrimi” ka bërë të ditur se vonesat janë shkaktuar nga defektet teknike, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për zgjidhjen e problemit.

Rreth 200 familje në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan po përballen me problemin e mbeturinave. Sipas banorëve të lagjes, ka rreth një muaj që kompania nuk ka shkuar për t’i larguar ato. Për shkak të grumbullimit të mbeturinave, banorët thonë se ndihen të rrezikuar edhe nga shfaqja e gjarpërinjve dhe minjve.

“Nuk vijnë ka një muaj me i marrë dhe ia lënë fajin kerreve, kinse nuk po munden me ardhë me i marrë. Kqyre qysh është gjendja, ka shumë minj, ka gjarpërinj dhe po tutemi për fëmijët që po dalin jashtë. Për fëmijët kemi shumë frikë se po dalin jashtë banesës, nëpër hyrje”, thotë Blerim Bllaca, banor.

Në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” e pranojnë se, si pasojë e defekteve teknike, disa lagje në Prishtinë nuk kanë arritur t’i pastrojnë me kohë.

“Vonesat në grumbullimin e mbeturinave në disa rrugë kanë ardhur si pasojë e faktit se tre kamionë, të cilët operojnë në ato zona, aktualisht ndodhen në servis për riparime. Për shkak të kostos së lartë të pjesëve rezervë dhe procedurave të prokurimit publik, riparimi i tyre ka kërkuar më shumë kohë sesa ishte planifikuar”, tha Arbëresha Fazliu, shefe e Zyrës për Media dhe Marketing, KRM “Pastrimi”.

Gjendje thuajse e ngjashme vërehet edhe në disa lagje të tjera, me gjithë faktin se kompania ka njoftuar se po punon me tri ndërrime për pastrimin e qytetit.

Në anën tjetër, nga Drejtoria për Shërbime Publike nuk kanë pranuar të flasin lidhur me ndërhyrjet e shpejta për largimin e mbeturinave, veçanërisht gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 12/07/2026 12/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Ushtarë të rinj të FSK-së i bashkohen misionit ndërkombëtar në Gaza
21:10 -12/07/2026
Serwer: BE-ja dhe ShBA-ja duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën
20:15 -12/07/2026
Arrestohet një person në Kaçanik për sulm dhe kanosje
19:32 -12/07/2026
25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë
19:26 -12/07/2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?