KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
Arsim

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

KosovaNewss
KosovaNewss 19:06 -09/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizoi tryezën e dytë të diskutimit në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit të Kosovës 2035 +, kësaj radhe me drejtorë komunalë të arsimit.

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, gjatë takimit theksoi se Strategjia e Arsimit 2035+ do të jetë dokumenti kryesor që do të përcaktojë zhvillimin e arsimit në dekadën e ardhshme. Çeku ftoi drejtorët të jenë pjesëmarrës aktivë në hartimin e Strategjisë së re, e cila do të jetë një dokument konkret, i zbatueshëm dhe i orientuar drejt rezultateve. Ai theksoi se komunat dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë rol kyç në hartimin dhe zbatimin e politikave të reja, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal është thelbësor për rritjen e cilësisë në arsim.

Gjatë takimit, ministri prezantoi katër shtyllat kryesore të Strategjisë: Edukimi dhe parandalimi i hershëm, përmirësimi i arsimit parauniversitar përmes zhvillimit të shkollës gjithëditore, fuqizimi i arsimit dhe aftësimit profesional në funksion të tregut të punës, dhe ristrukturimin e arsimit të lartë.  Ndërkaq Koordinatori i procesit të hartimit të Strategjisë së re, Taulant Hoxha, prezantoi kornizën metodologjike, strukturën menaxhuese dhe afatet kryesore të procesit.

Në emër të Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, drejtori i DKA-së në Drenas, Muhamet Gjoka, falënderoi ministrinë për ftesën qysh në fazën fillestare të procesit, si dhe theksoi se Drejtoritë Komunale të Arsimit janë të gatshme të kontribuojnë me ide dhe propozime konkrete në procesin e hartimit të Strategjisë. Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje konkrete të fushës së arsimit, me theks te rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal.

Ky takim është i dyti në radhën e tryezave të diskutimit në kuadër të procesit të përgatitjeve të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+, me synimin që dokumenti final të reflektojë nevojat reale të sistemit arsimor dhe të ndërtohet mbi kontributin e të gjithë akterëve relevantë

Gjithashtu lexoni:

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

KosovaNewss 09/07/2026 09/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?