KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, paralajmërojnë ndërprerje të punës nëse mjetet nuk ekzekutohen sot
Lajme

Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, paralajmërojnë ndërprerje të punës nëse mjetet nuk ekzekutohen sot

Kosova News
Kosova News 12:41 -07/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking” kanë protestuar të hënën për shkak të mosrealizimit të pagave, duke paralajmëruar se do të ndërpresin punën nëse ato nuk ekzekutohen gjatë ditës së sotme.

Përfaqësuesit e sindikatës thanë se vonesat në paga janë bërë problem i vazhdueshëm, ndërsa i bënë thirrje Komunës së Prishtinës që të ndërmarrë veprime konkrete për tejkalimin e krizës financiare në ndërmarrje.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të “Prishtina Parking”, Flamur Hajdari, tha se sipas kontratës paga duhet të ekzekutohet deri më 5 të muajit, por kjo nuk ka ndodhur dhe se nga kjo janë prekur rreth 200 punëtor.

“Arsyeja pse jemi mbledhur sot është se paga që ka pasur të jetë më e ekzekutuar nuk është ekzekutuar ende. Është data 7 sot, me kontratë kemi të drejtë deri në datën 5 me prit. Pas datës 5 ende nuk është ekzekutuar. Arsyeja pse jena mbledh sot nuk janë të gjithë, se disa i kemi lënë nëpër pika për shkak që mos me e neglizhu krejt punën. Po sidoqoftë po presim që sot gjatë ditës me u ekzekutu. Qëllimet tona është që t’i bëj thirrje edhe kryetarit, zotëri Përparim Ramës që le të reflekton diçka ndaj ndërmarrjes tonë, e cila është në krizë. Nuk është hera e parë që kemi telashe për paga, po thuaj se çdo muaj tu e prit a po del, a nuk po del. Prej kryetarit të komunës nuk kemi marrë përgjigje hala. Jemi tu e prit, po thojnë një subvencion, po hala nuk ka diçka konkrete. Jemi tu e prit edhe rregulloren me u dal në publik, me ec përpara, po ende në pritje janë. Nëse sot gjatë ditës nuk ekzekutohen pagat ne si sindikatë veç kena me vazhdu me protestë, paralele. Nuk kanë me punu punëtorët deri në momentin që ekzekutohen pagat. Në momentin që ekzekutohen pagat na kena me vazhdu. Derisa të vjen kryeshef i ri, të rregullohet rregullorja, po presim financim, po presim bashkëpunim, po presim edhe prej komunës me na ndihmu, me marrë ndërmarrjen se jemi, thotë që jemi në krizë. Nuk ka te holla”, tha Hajdari.

Anëtari i Sindikatës, Safet Zuka, tha se punëtorët e kishin paralajmëruar më herët ndërmarrjen për protestë në rast se pagat nuk ekzekutoheshin në afatin e paraparë.

“Na kemi pas, kemi takime, kemi pas të rregullta me sindikata, me ndërmarrjen gjithë kohën. Edhe i kemi paralajmëru, ju kemi dhënë një lloj ultimatumi që në qoftë se ndalet rroga, nuk del në kohën e caktuar, na do të ndërmarrim këtë çfarë po bëjmë tash. Do të bëjmë protesta. Nuk ka kurrfarë arsyetimi. Nuk mundna me prit më. Kjo është që 3 vjet tu ndodh. Na jemi tu vazhdu të gjitha këto kërkesat tona, kërkesa që na takojnë se ne jemi tu e kry punën tonë çka lypet. Jemi 100% të gjithë në punë, punojmë, kurrë s’ndalmi. Këta çka bëjnë brenda, qysh veprojnë, ata e dinë. Le t’i rregullojnë këta pjesët e veta, na tonat. Le të ecin këta me gjitha fuqitë që i kanë, le të bisedojnë me kë kanë me bisedu. Ne nuk i ndërprejmë, këta nuk i ndalim kurrgjë. Ne punën tonë e kryejmë. Ju kemi tregu, bëhet i pesti, nuk ekzekutohen pagesat, ne e ndalim punën. Kështu do të veprojmë edhe në të ardhmen. Në qoftë se ekzekutohet sot, sipas disa fjalëve që bëhen në pyetje, po flitet që sot do të ekzekutohet, prapë kthehemi në punë. Vjen i pesti tjetër, prapë do ta ndërpresim deri sa të gjendet një zgjidhje. Kjo nuk është zgjidhje kështu, kjo nuk është në rregull”, tha Zuka.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Prishtina Parking”, Milot Mahmutaj, në një përgjigje për Ekonomia Online tha se procesi i ekzekutimit të pagave ka filluar dhe se ato do të kalojnë në llogaritë e punëtorëve pasi të përpunohen nga bankat.

“Po siç e dini qysh kemi probleme financiare ne si një vit e gjysmë, që kjo është problemi që ka ndodhë. Ne sot veç ka fillu procesi i ekzekutimit të pagave, e tash deri sa të procesohen. Kemi komuniku edhe me sindikatën edhe jemi marrë vesh që sot dalin pagat, qysh të janë mundësitë”, tha Mahmutaj.

Ai shtoi se është vetëm pesë ditë në detyrën e ushtruesit të kryeshefit dhe se do të angazhohet për tejkalimin e situatës, ndërsa problemet financiare i lidhi me vendimin e Gjykatës Themelore që ka shfuqizuar disa pika të rregullores.

“Unë jam ushtrues detyre që pesë ditë edhe kjo është gjendja. Unë do të mundohem sa të mundem, sa të kam mundësi. Po këto shkaktarët janë siç dihet, vendimi i Gjykatës Themelore. I ka shfuqizu disa pika edhe tash deri sa të rregullohet rregullorja e re do të ketë kështu probleme. Po sot ka nis ekzekutimi, tash deri sa të procesohen nëpër banka”, tha Mahmutaj.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli premton mbështetje për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta

Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit

“Prishtina Parking”-u nis ekzekutimin e pagave

Punëtorët e “Prishtina Parking”-ut protestojnë për mospagesën e pagave

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.42€, benzina 1.36€

Kosova News 07/07/2026 07/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
15:21 -07/07/2026
Lajm i mirë për veteranët e UÇK-së: Gjykata Supreme ua njeh të drejtën për dy pensione
14:46 -07/07/2026
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
14:15 -07/07/2026
Pacolli premton mbështetje për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për fëmijët me nevoja të veçanta
14:13 -07/07/2026
Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit
13:47 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?