KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajm i mirë për veteranët e UÇK-së: Gjykata Supreme ua njeh të drejtën për dy pensione
Lajme

Lajm i mirë për veteranët e UÇK-së: Gjykata Supreme ua njeh të drejtën për dy pensione

Kosova News
Kosova News 14:46 -07/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati Nazmi Sallahu ka njoftuar se Gjykata Supreme e Kosovës ua ka njohur veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të drejtën për dy pensione.

Ai ka bërë me dije se në bazë të aktgjykimit të Supremes veteranët tani mund t`i përfitojnë njëkohësisht pensionin e moshës dhe pensionin e veteranit, si dhe të drejtën e trashëgimtarëve për përfitimin e pensionit pas vdekjes së veteranit.
Në profilin e tij në Facebook, Sallahu ka shkruar se për vite të tera në mënyrë të kundërligjshme ua është mohuar veteranëve kjo e drejtë.

“GJYKATA SUPREME E KOSOVËS, Veteranëve të UÇK-së ua njeh të dy pensionet, pensionin e Moshës dhe atë të Veteranit, por njëkohësisht edhe pensionin e trashëgimtarit pas vdekjës së Veteranit. Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u është mohuar në mënyrë të pa drejtë dhe të kundërligjshme, e drejta për të përfituar pensionin e veteranit krahas pensionit Bazë dhe atij Kontributiv. Ky kufizim ka krijuar një pabarazi të pajustifikuar dhe ka cenuar parimet themelore të rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Pensioni i veteranit të UÇK-së është një pension për sakrificën dhe kontributin e dhënë gjatë luftës çlirimtare. Për këtë arsye, ai nuk duhet të trajtohet si zëvendësim i pensioneve të fituara si nga arritja e Moshës, po ashtu edhe nga kontributet e paguara nga puna(Kontributëdhënës) të përcaktuara me ligj. Mohimi i së drejtës për përfitimin e pensioneve të dyfishta bie ndesh me parimin e barazisë para ligjit, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave të fituara. Çdo kufizim i një të drejte të tillë duhet të mbështetet në një bazë të qartë kushtetuese dhe ligjore. Në mungesë të këtyre elementeve, kufizimi është arbitrar dhe cenon të drejtat themelore të këtyre kategorive”, ka shkruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Dogana dhe Policia e Kosovës zbulojnë 2.162 kilogramë marihuanë në Vërmicë

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Sot vendoset për “53-milionëshin”, pritet aktgjykimi ndaj Pal Lekajt dhe tre të akuzuarve

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?