KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
Politikë

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Kosova News
Kosova News 10:57 -07/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim eurodeputetin Riho Terras, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën.

Haxhiu e falënderoi z. Terras për angazhimin dhe mbështetjen e tij ndaj perspektivës evropiane të Kosovës. Ajo theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe se përparimi i vendit duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave.

Sipas u.d. së presidentes, Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim.
Haxhiu paraqiti përparimin e Kosovës në reformat evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian. Ajo vuri në pah se orientimi euroatlantik i Kosovës është i qartë, i qëndrueshëm dhe gëzon mbështetje të gjerë qytetare.

U.d. së presidentes foli edhe për dialogun me Serbinë, çështjet e sigurisë dhe mungesën e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë. Ajo theksoi se procesi evropian duhet të mbështetet në zbatimin e marrëveshjeve dhe në përgjegjësi të barabartë për të gjitha palët

Gjithashtu lexoni:

Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, temë kryesore e takimit Konjufca–Terras

Supremja ende në shqyrtim të ankesave për zgjedhjet, KQZ në pritje për certifikim

Ardhja e mërgimtarëve, nuk ka pritje në pikat kufitare

AUV demanton “Vitën” dhe mediat: Rezultatet e mostrave të 2 korrikut ende nuk kanë dalë, opinioni po dezinformohet

Kosova News 07/07/2026 07/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit
13:47 -07/07/2026
“Prishtina Parking”-u nis ekzekutimin e pagave
13:10 -07/07/2026
Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë për vonesën e pagave, paralajmërojnë ndërprerje të punës nëse mjetet nuk ekzekutohen sot
12:41 -07/07/2026
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, temë kryesore e takimit Konjufca–Terras
12:28 -07/07/2026
Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë
11:51 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?