Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian drejt statusit të vendit kandidat.
Postimi i plotë:
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, priti sot në takim eurodeputetin Riho Terras, Raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën.
Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, si dhe për procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Konjufca vlerësoi rolin e Parlamentit Evropian në mbështetjen e aspiratave evropiane të Kosovës dhe e falënderoi z. Terras për angazhimin e tij në raport me zhvillimet në vendin tonë.
Në këtë drejtim, ai theksoi rëndësinë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të marrë vëmendjen e merituar, duke i hapur rrugë avancimit drejt statusit të vendit kandidat dhe negociatave për anëtarësim.
Republika e Kosovës mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane, thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian dhe përmbushjen e hapave të nevojshëm drejt integrimit të plotë në BE


