KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në 250-vjetorin e SHBA-së, Kurti: Amerika mbështeti dy herë betejat shqiptare për vetëvendosje
Politikë

Në 250-vjetorin e SHBA-së, Kurti: Amerika mbështeti dy herë betejat shqiptare për vetëvendosje

Kosova News
Kosova News 09:44 -04/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkruar me rastin e 250 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

“Një deklaratë pavarësie, shikuar si ngjarje historike, ndodh në një kohë dhe vend të caktuar. Sot, pra, festojmë përvjetorin e 250-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse më 4 korrik 1776, Kongresi Kontinental i 13 kolonive të Britanisë së Madhe, pas kuvendimeve në Dhomën e Asamblesë të Parlamentit Shtetëror të Pensilvanisë në qytetin e Filadelfisë, nënshkroi përfundimisht Deklaratën e Pavarësisë. Kështu, me atë datë të famshme, lindi një shtet i ri: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, në përmbajtjen e saj, ka një rëndësi dhe domethënie të veçantë, e cila shkon përtej datës dhe vendit ku u miratua. “Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë; se ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme; se ndër këto të drejta janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”. Duke u thirrur në këto vlera dhe të drejta universale, të pakufizuara në kohë dhe hapësirë, ajo që sot quhet “Fryma e ’76-ës” ka mundur jo vetëm të mbijetojë, por edhe të jetojë, fuqishëm, në mendjet dhe zemrat e patriotëve të çdo epoke dhe çdo populli.

Kjo vlen sidomos për popullin shqiptar. Më 4 korrik 1918, këtu e 108 vite më parë, në 142-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si përfaqësues i federatës shqiptare “Vatra” Fan Noli do shkëmbente nja dy-tri fjalë me Presidentin Ëoodroë Ëilson. Në jahtin presidencial U.S.S. Mayfloëer, në kthim e sipër për në Ëashington DC nga Mount Vernon, ku kishin bërë nderimet festive te varri i George Ëashington-it, Noli gjeti rastin t’i thoshte presidentit të njëzetetetë amerikan që zbatimi i parimeve të tij për vetëvendosjen do t’i garantonte Shqipërisë të drejtat e saj. Presidenti Ëilson iu gjegj rilindasit tonë erudit duke e siguruar atë se ato parime do të mbretëronin meqë ShBA-ja do të luftonte për to. Ajo që ne shqiptarët e quajmë Shqipëria londineze vërtet shpëtoi pas Luftës së Parë Botërore edhe në saje të parimeve të mishëruara në planin e paqes të njohur si “14 pikat e Ëilsonit”.

Më pak se një shekull më pas, të njëjtave parime, që Deklarata e Pavarësisë e 4 korrikut 1776 i mbron me aq elokuencë, do t’i apelonte edhe lëvizja jonë për pavarësi. E drejta e popullit të Kosovës për vetëvendosje, që në fillim të shekullit XX ishte sakrifikuar në lojërat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha, në fund të po atij shekulli dhe fillimit të atij vijues do të merrte mbështetjen më domethënëse pikërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 10 qershori i vitit 2007, kur George Ë. Bush deklaroi në Tiranë, “Më mirë më parë sesa më vonë, duhet të thuash këtu i erdhi fundi, Kosova është e pavarur,” bën pjesë te datat më të rëndësishme të historisë sonë më të re shtetformuese. Pra brenda një harku kohor prej gati një shekulli, nga Shqipëria londineze te Kosova e pavarur, betejat shqiptare për vetëvendosje marrin dy herë mbështetje kritike nga kombi amerikan, i cili këtu e 250 vite më parë shpalli themelimin e tij duke u thirrur në të drejtat e patjetërsueshme në jetë, liri dhe kërkim të lumturisë.

Teksti i Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, i nënshkruar më 4 korrik 1776, vuloste vullnetin e shprehur dy ditë më parë (2 korrik) nga delegatët e Parlamentit Shtetëror në Filadelfia. Ndonëse i shkruar (kryesisht nga Thomas Jefferson) me ngut e nën trysninë e ngjarjeve të asaj kohe, ai u bë simbol i një epoke të re në historinë e mendimit politik. Koncepti i të drejtave të patjetërsueshme që është në themel të kësaj deklarate vazhdon të mbetet radikal sot e kësaj dite. Me të drejta të patjetërsueshme, etërit themelues të kombit amerikan nënkuptonin ato të drejta që nuk mund të tjetërsoheshin as dhe me pëlqimin e bartësit të tyre. Sot e kësaj dite, garantimi i këtyre të drejtave për të gjithë njerëzit pa dallim mbetet një detyrë qytetëruese për njerëzimin.

Me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan, gëzuar 4 Korrikun, gëzuar përvjetorin e 250-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku uron 4 Korrikun: Një nga momentet më madhore në historinë moderne

Nga oborri i një xhamie në Prishtinë ngritet flamuri amerikan, Maliqi: Faleminderit Amerikë

Kosova “pushton” Shqiperinë – Mbi 55 mijë njerëz kalojnë Morinën

Hamza uron 250-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së: Mirënjohje e përhershme për aleatin tonë më të madh, simbolin e lirisë në mbarë botën

Kolona dhe pritje të gjata në Morinë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare

Kosova News 04/07/2026 04/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
80%
2 km/h
Sat
26 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
23 °C

Lajmet e Fundit

Gjakovë: Arrestohet një 22-vjeçar, i gjendet kokainë në pako të cigareve
12:38 -04/07/2026
Temperatura deri në 46 gradë, FIFA po konsideron ta shtyjë përballjen mes Francës dhe Paraguait
12:29 -04/07/2026
Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër – me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës
12:25 -04/07/2026
Abdixhiku uron 4 Korrikun: Një nga momentet më madhore në historinë moderne
12:19 -04/07/2026
Nga oborri i një xhamie në Prishtinë ngritet flamuri amerikan, Maliqi: Faleminderit Amerikë
12:16 -04/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?