KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Temperatura deri në 46 gradë, FIFA po konsideron ta shtyjë përballjen mes Francës dhe Paraguait
Sport

Temperatura deri në 46 gradë, FIFA po konsideron ta shtyjë përballjen mes Francës dhe Paraguait

Kosova News
Kosova News 12:29 -04/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndeshja e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Paraguait mund të përballet me ndryshime të minutës së fundit, pasi po shtohen thirrjet që FIFA ta shtyjë përballjen për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Temperaturat në Filadelfia pritet të kalojnë 38 gradë Celsius gjatë ndeshjes së fazës së 1/16 së finales që do të zhvillohet të shtunën, ndërsa lagështia e lartë do ta bëjë situatën edhe më të vështirë.

Sipas raportimeve, temperatura e ndjerë brenda stadiumit të hapur mund të arrijë deri në 46 gradë Celsius, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e lojtarëve, tifozëve dhe stafit të pranishëm.

Drejtori i Heat Lab në Universitetin e Kalifornisë, Bharat Venkat, paralajmëroi për rreziqet që sjell aktiviteti fizik në temperatura të tilla.

“Kur ushtrohesh fizikisht në një ditë veçanërisht të nxehtë, gjasat për t’u përballur me probleme shëndetësore të lidhura me nxehtësinë apo edhe me pasoja fatale janë shumë më të larta”.

Stadiumi në Filadelfia nuk ofron sisteme të kontrollit klimatik që do t’i mbronin tifozët nga temperaturat e larta, ndërsa FIFA pritet të aplikojë masa si pushimet për hidratim, zonat e ftohjes dhe protokolle të tjera kundër vapës.

Megjithatë, sindikata e futbollistëve FIFPRO dhe ekspertë të ndryshëm kanë argumentuar se këto masa mund të mos jenë të mjaftueshme dhe se ndeshjet duhet të shtyhen nëse kushtet bëhen të pasigurta për zhvillimin e tyre.

Futbollistët francezë kishin përdorur më herët edhe spërkatëset e fushës për t’u freskuar gjatë ndeshjes ndaj Suedisë në New Jersey, ku temperaturat kishin arritur në 32 gradë Celsius.

Shkencëtarët kanë kritikuar gjithashtu udhëzimet e FIFA-s për mbrojtjen nga temperaturat e larta, duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme për realitetin e një vere të nxehtë në Amerikën e Veriut.

Problemet meteorologjike nuk kufizohen vetëm te sfida Francë–Paraguai.

Edhe ndeshja mes Anglisë dhe Meksikës është përfshirë nga debatet për kushtet atmosferike përpara takimit të së dielës në stadiumin Azteca.

Mediat meksikane raportuan se përballja mund të zhvendosej gjashtë orë më herët për shkak të frikës nga moti i keq dhe stuhitë e mundshme në Mexico City, por FIFA vendosi ta ruajë orarin fillestar të ndeshjes.

Ndeshja e mëparshme e Meksikës ndaj Ekuadorit ishte shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ndërsa organizatorët vazhdojnë të monitorojnë situatën./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Volejbollistet e Kosovës arrijnë fitore historike në Taranto

Haxhiu sportistëve: Garoni me zemër dhe jepni më të mirën për Kosovën

Ministri Gashani: Kosova po përgatitet me përkushtim për Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Delegacioni serb lëshon sallën gjatë raportimit të Kosovës për Prishtina 2030

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?