KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga oborri i një xhamie në Prishtinë ngritet flamuri amerikan, Maliqi: Faleminderit Amerikë
Politikë

Nga oborri i një xhamie në Prishtinë ngritet flamuri amerikan, Maliqi: Faleminderit Amerikë

Kosova News
Kosova News 12:16 -04/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Nën intonimin e himnit amerikan dhe mes një ceremonie simbolike të mbushur me mesazhe mirënjohjeje, flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngrit të shtunën në shtizën e Xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, në Prishtinë, në shënim të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Për të katërtin vit me radhë, ky akt u organizua si shprehje falënderimi për mbështetjen historike amerikane ndaj Kosovës.

Ceremonia nisi me intonimin e himnit amerikan, ndërsa më pas flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngrit nga imami i Xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, Labinot Maliqi. Ai tha se ngritja e flamurit amerikan në oborrin e xhamisë tashmë është bërë një traditë, e cila shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot është një ditë e veçantë. Për të katërtën vit radhazi, në oborrin e kësaj xhamie po ngremë flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtizë për të shënuar Ditën e Pavarësisë së saj. Ky nuk është thjesht një akt ceremonial, është një gjest protokollar, është një shprehje e sinqertë mirënjohjeje. Sot Amerika kremton 250-vjetorin e pavarësisë. Një jubile historik që na kujton lindjen e një shteti të ndërtuar mbi një parim të madh: se njeriu ka dinjitet, se liria është e shenjtë dhe se të drejtat themelore nuk burojnë nga pushteti i njerëzve, por ato burojnë nga Krijuesi i Madhërishëm”, tha Maliqi.

Ai theksoi se një nga shtyllat kryesore mbi të cilat u ndërtuan Shtetet e Bashkuara është liria e besimit dhe e ndërgjegjes, duke shtuar se populli i Kosovës e kupton më së miri vlerën e lirisë dhe të një aleati të sinqertë.

Një nga vlerat më të çmuara mbi të cilat u ndërtua Amerika është liria e fesë dhe e ndërgjegjes. Themeluesit e saj e kuptuan se besimi nuk mund të imponohet me forcë dhe se njeriu duhet të jetë i lirë ta kërkojë të vërtetën me bindje, me arsye dhe me ndërgjegje. Si popull që kemi përjetuar luftën, padrejtësinë dhe mungesën e lirisë, ne e dimë më mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe sa shumë vlen një mik i vërtetë në ditët më të vështira”, u shpreh ai.

Në fund të ceremonisë, Maliqi tha se ngritja e flamurit amerikan në shtizën e xhamisë është dëshmi e mirënjohjes së Kosovës ndaj SHBA-së, duke e cilësuar falënderimin si një vlerë që buron edhe nga mësimet fetare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës./KP/

Gjithashtu lexoni:

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Abdixhiku uron 4 Korrikun: Një nga momentet më madhore në historinë moderne

Hamza uron 250-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së: Mirënjohje e përhershme për aleatin tonë më të madh, simbolin e lirisë në mbarë botën

Në 250-vjetorin e SHBA-së, Kurti: Amerika mbështeti dy herë betejat shqiptare për vetëvendosje

Maqedonci uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Kosova krenare që qëndron pranë aleatit të saj më të ngushtë

Kosova News 04/07/2026 04/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
80%
2 km/h
Sat
26 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
23 °C

Lajmet e Fundit

Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari (VIDEO)
13:42 -04/07/2026
Tragjike: Vetaksident në Podujevë, vdes një person
13:38 -04/07/2026
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Kosovë, hajnat marrin armë dhe pajisje me vlerë
13:32 -04/07/2026
“Mos blini te shqiptarët”, kërkohet reagim nga shteti i Serbisë për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc
13:26 -04/07/2026
AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës
12:45 -04/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?