Një person është raportuar i lënduar me mjet të mprehtë në Drenas, në një ngjarje që ka ndodhur sot rreth orës 12:30.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se incidenti ka ardhur pas një përplasjeje në trafik mes dy personave, e cila më pas ka eskaluar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar për rastin.
“Rreth ores 11:00 e kemi pranu informaten qe nje person eshte lendu nga nje mjet i mprehte. I njejti ka pranu tretman mjekesor”, është shprehur ai.


