KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë
Siguri

Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë

Kosova News
Kosova News 12:46 -03/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Merdarë.

Sipas njoftimit nga Dogana, automjeti ishte përzgjedhur për kontroll në bazë të analizës së riskut, ndërsa gjatë intervistimit fillestar udhëtari ishte pyetur nëse posedonte mjete monetare për deklarim. Më pas, automjeti është dërguar në kontroll të detajuar në vijën e dytë.

“Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarët doganorë dhe Policia Kufitare, u zbuluan mjete monetare të padeklaruara në dy lokacione të ndryshme të automjetit. Një shumë prej 10,000 euro u gjet në çantën personale të udhëtarit, ndërsa 13,500 euro u zbuluan të fshehura në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit. Në total, u evidentuan 23,500 euro mjete monetare. Personi posedonte gjithashtu një kontratë noteriale për shitblerjen e një prone, të datës 29.06.2025, si dhe një dëshmi të tërheqjes bankare, të datës 01.07.2026, të cilat shërbenin si dokumentacion mbi prejardhjen e mjeteve monetare”, thuhet në njoftim.

Pas procedurave,  bëhet e ditur se rasti i është referuar Hetimeve Doganore dhe në bazë të legjislacionit në fuqi është aplikuar masa ligjore, ku është ndaluar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër i është kthyer poseduesit.

Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn ose del nga territori i Kosovës me 10,000 euro ose më shumë ka obligim ligjor t’i deklarojë mjetet monetare, në të kundërtën përballet me masa ndëshkuese.
Institucioni thekson se mbetet i përkushtuar në forcimin e kontrolleve kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme financiare.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte

Një person lëndohet me thikë pas një përplasjeje në trafik në Drenas

F.H., që u vra në Ferizaj pak ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim dhe mashtrim me tenderë në Suharekë

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit: Dënimi me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin është qesharak

Kosova News 03/07/2026 03/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 19°
82%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte
15:43 -03/07/2026
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e punësimit mes dy vendeve
15:25 -03/07/2026
Një person lëndohet me thikë pas një përplasjeje në trafik në Drenas
15:01 -03/07/2026
Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takonin: Paraburgimi me standarde
14:38 -03/07/2026
Basha takoi dekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit, fokus projektet strategjike
14:09 -03/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?