KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OVL-UÇK paralajmëron protesta pas shtyrjes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale
Lajme

OVL-UÇK paralajmëron protesta pas shtyrjes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale

KosovaNewss
KosovaNewss 20:54 -01/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protesta, madje pa përjashtuar as mundësinë e përshkallëzimit të tyre, pas vendimit të Gjykatës Speciale për ta shtyrë në 16 shtator shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjykata Speciale njoftoi të mërkurën se vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të shpallet më 16 shtator. Kjo është shtyrja e radhës e afatit, pasi më herët data e fundit ishte caktuar 20 korriku.

Në një reagim publik, OVL-UÇK e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të papranueshëm, duke e akuzuar Gjykatën Speciale se po vepron në shërbim të Serbisë.

“OVL UÇK, caktimin e 16 shtatorit si raundin e radhës të poshtërimit publik ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit; e konsideron të padrejtë dhe të papranueshëm. Shtyrjet e njëpasnjëshme, të maskuara si përgjigje ndaj vëllimit dhe kompleksitetit, vërtetojnë atë që kemi theksuar që në fillim: ky proces është thjesht në shërbim të politikës së Serbisë dhe aleatëve të saj, me qëllim që ta ulë në bankën e të akuzuarve Luftën Çlirimtare, ndërkohë që amniston makinerinë gjenocidiale të shtetit fashist serb, duke e shpëtuar nga llogaridhënia. Asnjë kalendar gjyqësor nuk e rishkruan themelin e lirisë së Kosovës, luftën e drejtë për mbijetesë. Misionin që dikur e kishte EULEX, po e vazhdon me besnikëri Haga, ndërkohë që qasja e disa qarqeve ndërkombëtare, që shpesh deklarohen si partnere të Kosovës, ka krijuar barriera të vazhdueshme ndaj vlerave të Luftës Çlirimtare dhe ka penguar zhvillimin e plotë të vendit tonë. Kjo situatë nuk mund të tolerohet më. Rezistenca jonë do të zhvendoset në rrugë përmes protestave, duke mos përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të tyre nëse zëri ynë vazhdon të injorohet”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj dekoron Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin

Shiu dhe breshëri shkaktojnë dëme të mëdha në Gjakovë

Humb jetën një 26-vjeçar në Suharekë, dyshohet se u godit nga rrufeja

Data e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit caktohet më 16 shtator

Pas 27 vjetësh, publikohet lista preliminare e viktimave

KosovaNewss 01/07/2026 01/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj dekoron Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin
22:39 -01/07/2026
Shiu dhe breshëri shkaktojnë dëme të mëdha në Gjakovë
22:30 -01/07/2026
Humb jetën një 26-vjeçar në Suharekë, dyshohet se u godit nga rrufeja
21:27 -01/07/2026
Osmani: Rikthimi i LDK-së është rrugë e gjatë, gabimet e së kaluarës kanë qenë të mëdha
21:01 -01/07/2026
Yamal, para duelit me Austrinë: As Franca nuk është më e mirë se ne
20:40 -01/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?