KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”
Arsim

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

KosovaNewss
KosovaNewss 19:17 -29/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, mori pjesë në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Simpoziumi mblodhi studiues, profesorë universitarë, drejtues institucionesh arsimore, mësimdhënës dhe ekspertë të fushës së arsimit, për të diskutuar mbi rëndësinë e vlerave dhe kurrikulës në formësimin e brezave të rinj.

Duke qenë se arsimi është fushë ku efektet e vendimeve që merren sot shihen pas shumë viteve, ministri Çeku nënvizoi se diskutimet për arsimin kërkojnë durim, reflektim dhe drejtim të qartë.

Në fjalën e tij, ministri Çeku ngriti dy çështje që meritojnë vëmendje për sa i përket modelit të shkollës 9-vjeçare: organizimi i ditës në shkolla dhe kurrikula.

Në lidhje me të parën, ai u shpreh se modeli i shkollës gjithëditore krijon mundësinë që mësimi të plotësohet me lexim, laboratorë, sport, art, projekte dhe forma të tjera të të nxënit praktik, dhe i njëjti mbështet në angazhimin e bashkëpunëtorëve të akredituar, të cilët sjellin përvojën e tyre profesionale dhe e lidhin më fort shkollën me jetën.

Kurse sa i përket çështjes së dytë, përkatësisht kurrikulës, ai tha se ajo mund të jetë më e përqendruar te gjërat që kanë rëndësi dhe lëndët mund të ndërtohet në mënyrë më të integruar, rrjedhimisht numri i teksteve shkollore mund të zvogëlohet, duke krijuar më shumë hapësirë për lexim, hulumtim, diskutim dhe punë praktike, dhe fëmijët të mësojnë më mirë gjërat që kanë më shumë rëndësi.

Ministri po ashtu theksoi se zhvillimi i një sistemi arsimor cilësor kërkon kontributin dhe bashkëpunim e ngushtë ndërmjet institucioneve, mësimdhënësve, studiuesve, prindërve dhe të gjithë atyre që e njohin shkollën dhe arsimin.

Ai vlerësoi rolin e Institutit Pedagogjik të Kosovës dhe të Fakultetit të Edukimit në përgatitjen dhe mbështetjen profesionale të mësimdhënësve.

U.d. i Drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës, Murteza Osdautaj, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në zhvillimin e arsimit dhe kërkimit shkencor, duke theksuar se institucionet arsimore dhe shkencore duhet të punojnë me përkushtim që fëmijët të formohen si qytetarë të denjë të Kosovës, por edhe si qytetarë konkurrues në nivel evropian dhe global, duke orientuar të gjitha projektet shkencore drejt këtij qëllimi.

Në kuadër të Simpoziumit, hulumtuesi i i Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK), Selim Mehmeti, prezantoi temën “Përfshirja e qëndrimeve dhe vlerave në kurrikulat e arsimit parauniversitar në Kosovë dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”.

Gjatë prezantimit u theksua rëndësia e integrimit të vlerave dhe qëndrimeve në kurrikulën e arsimit parauniversitar si një komponent kyç për formimin e qytetarëve të përgjegjshëm, promovimin e kulturës demokratike dhe zhvillimin e kompetencave të nevojshme për gjeneratat e reja.

Ndërsa, prof. ass. Blerta Perolli Shehu, prodekane e Fakultetit të Edukimit, prezantoi punimin “Avancimi i edukimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikave dhe praktikave të zhvillimit të mësimdhënësve në Kosovë (VALUED)”.

Prezantimi vuri në pah rëndësinë e fuqizimit të zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe të reformimit të politikave arsimore për të promovuar një edukim të bazuar në vlera, me synim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës e mbështetës për nxënësit.

Për rëndësinë e këtij Simpoziumi fjalë rasti ka mbajtur edhe sekretari shkencor i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Osman Buleshkaj.

Gjithashtu lexoni:

Gjykata Supreme hedh poshtë si të palejueshme padinë e Qeverisë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

IKSHPK tregon si ta reduktoni rrezikun nga temperaturat e larta gjatë qëndrimit në ambientet e hapura

Nisin punimet për asfaltimin e rrugës Fshati i Vjetër – Komogllavë, investim mbi 1.5 milion euro

Çmimi i naftës për sot në Kosovë

KosovaNewss 29/06/2026 29/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
71%
1 km/h
Mon
36 °C
Tue
36 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Brazili përmbys Japoninë dhe kalon në 1/8 e finales
22:08 -29/06/2026
Bogujevci viziton ekspozitën ‘Sy më Sy’
21:36 -29/06/2026
Haziri flet për koalicionin e mundshëm LDK– VV
21:12 -29/06/2026
Kylian Mbappe, një hap larg një rekordi tjetër historik në Kupën e Botës
20:41 -29/06/2026
Haziri: Debati i brendshëm ka filluar sot, vendimarrës është lidershipi i LDK-së
19:25 -29/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?