KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë ndërhyrje në disa rrugë dhe zona të Prishtinës.
Punimet do të zhvillohen në rrugët: Bedrush Çollaku, Fuad Dibra, Bia UÇK, Gjorgj Balsha, Sharri, Goleshi, Muhamet Maksiri, Korabi, Ali Sikoli, Sami Ukshini dhe Xheladin Hana, si dhe në fshatin Bardhosh.
Kjo kompani u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve.


