Komuna e Shtimes ka nënshkruar dhe dorëzuar marrëveshjet e subvencionimit për përfaqësuesit e kulturës dhe klubet sportive të komunës.
Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Adnan Ademi, tha se mbështetja financiare për sportin dhe kulturën po rritet nga viti në vit, duke reflektuar përkushtimin institucional për zhvillimin e këtyre sektorëve.
Ndërkaq, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Sanije Sadiku, theksoi se investimet në sport dhe kulturë krijojnë mundësi më të mira për zhvillimin e talenteve të rinj dhe avancimin e jetës kulturore në komunë.
Sipas komunës, subvencionet synojnë fuqizimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore, si dhe mbështetjen e sukseseve të reja në të ardhmen.


