KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Opozita insiston për gazin amerikan, pushteti lë derën hapur për diskutime
Politikë

Opozita insiston për gazin amerikan, pushteti lë derën hapur për diskutime

Kosova News
Kosova News 19:34 -25/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës nuk e ka refuzuar mundësinë e përfshirjes në projektin e gazit amerikan, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, duke shtuar se vendimet për çështje të tilla duhet të merren pas diskutimeve dhe vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve të fushës. Haxhiut i ka reaguar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Sipas saj, debati për gazin amerikan nuk është për një projekt teknik, por për sigurinë kombëtare të Kosovës. Thirrje më herët për pranim të projektit rajonal, kanë bërë edhe partitë e tjera opozitare

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka mohuar pretendimet se ekzekutivi i vendit ka refuzuar mundësinë e përfshirjes në projektin e gazit amerikan.

Haxhiu ka thënë se vendimet për çështje të tilla duhet të merren pas diskutimeve dhe vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve të fushës.

Ajo ka shtuar se çështja e gazit nuk mund të reduktohet me përgjigje të thjeshta, pasi sipas saj, kërkohet analizë e plotë e kostove dhe përfitimeve për qytetarët e saj.

“Sa i përket kësaj çështje, unë mendoj që a duhet Kosova ta pranojë apo jo gazin, nuk është çështje e përgjigjeve po ose jo. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime në nivel të institucioneve përgjegjëse, në nivel të ekspertëve, në mënyrë që të diskutohet për përfitimet, për koston që ndërlidhet në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për aspekte të tjera të cilat u takojnë ekspertëve të fushës që të merren me këto. Kosova asnjëherë nuk ka thënë jo projekteve që janë në të mirën e interesit publik, në të mirën e Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj. Mirëpo për tema të tilla duhet që të ketë diskutime serioze”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka theksuar se Kosova është e hapur për diskutime lidhur me këtë projekt.

“Ne nuk ia kemi mbyllur derën diskutimeve serioze, jemi të hapur që të diskutojmë për këtë. Ministrja Rizvanolli ka diskutuar për këtë çështje dhe po punon në këtë drejtim, prandaj le t’i japim mundësinë institucioneve përgjegjëse që të japin përgjigjen finale për këtë. Në qoftë se Kosova, Republika e Kosovës sheh një zgjidhje tjetër si një zgjidhje më të mirë, atëherë pse duhet që të kritikohet dhe pse duhet që qeveria apo institucionet e Republikës së Kosovës të konsiderohen antiamerikane.

Institucionet e Republikës së Kosovës punojnë për interesat e qytetarëve dhe natyrisht mbështesin projekte që janë në favor të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve. Mirëpo kjo nuk ishte dashur me u pa si antiamerikanizëm dhe mendoj që me këtë qasje nuk po i ndihmojmë as Republikës së Kosovës, por as partneritetit”, ka thënë ajo.

E Haxhiut i ka reaguar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se debati për gazin amerikan nuk është debat për një projekt teknik, por debat për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Sipas Çitakut, Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga shpallja e pavarësisë.

“Në një botë ku siguria energjetike po bëhet po aq e rëndësishme sa siguria ushtarake, vendimet që marrim sot do të përcaktojnë jo vetëm mirëqenien e qytetarëve tanë, por edhe pozitën e Kosovës në hartën gjeopolitike të dekadave që vijnë”, ka thënë Çitaku.

Thirrje për përfshirje në këtë projekt rajonal kanë bërë edhe nga LDK-ja dhe AAK-ja. Madje, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbushin sheshet e të protestojnë.

“Çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot. Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion. Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike. Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve”, ka shkruar Hoti në postimin e fundit për këtë çështje më 23 qershor.

Thirrje, Qeverisë për të pranuar projektin i kanë bërë edhe odat e ndryshme ekonomike në Kosovë.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përmes një opinioni në fillim të muajit qershor i pati bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara përmes projektit për gazin e lëngshëm natyror, duke thënë se kjo do t’i ndihmonte ta sigurojë të ardhmen e vet energjetike.

Shqipëria ka firmosur projektin në prill. Ndërkohë këtë e ka bërë edhe Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Austria nënshkruarjnë marrëveshje që u mundëson familjarëve të personelit diplomatik ushtrimin e veprimtarisë fitimprurëse

Ambasadori i Suedisë: Duhen kompromise për zgjedhjen e presidentit

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Gucati sfidon Goxhajn: Trego në cilën zonë operative të UÇK-së ke shërbyer

KMDLNJ: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së mund të shpallet mes shtatorit dhe nëntorit 2026

Kosova News 25/06/2026 25/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
overcast clouds
30° _ 29°
35%
4 km/h
Thu
30 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Ademi pret ambasadorin austriak, flasin për ndeshjet Kosovë–Austri
20:37 -25/06/2026
Kosova dhe Austria nënshkruarjnë marrëveshje që u mundëson familjarëve të personelit diplomatik ushtrimin e veprimtarisë fitimprurëse
20:15 -25/06/2026
Vitia takon ambasadorin belg, diskutojnë për bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë
19:30 -25/06/2026
FSK-ja dhe Ushtria Amerikane realizojnë ushtrime për menaxhim të emergjencave
19:26 -25/06/2026
Haxhiu: Ekspozita e Hazir Rekës, dokumentim i qëndresës dhe sakrificës
18:56 -25/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?