KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pse s’u ftua Kosova në Samitin e NATO-s? Sqarimi zyrtar nga MPJD
Politikë

Pse s’u ftua Kosova në Samitin e NATO-s? Sqarimi zyrtar nga MPJD

Kosova News
Kosova News 16:39 -25/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, Ministria e Mbrojtjes përmes një përgjigje dhënë për media, ka bërë të ditur se, sqaruar se ‘‘Kosova nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrje në Samitin e NATO-s’’.

Lidhur me këtë, është deklaruar edhe ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Nga MPJD, kanë dalë me “sqarime”, duke thënë se, Kosova, nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s në cilësinë e shtetit pjesëmarrës, pasi nuk është shtet anëtar i Aleancës dhe aktualisht nuk është pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe.

Tutje, nga MPJD, shtohet se, në samitin që do të mbahet në Ankara, përveç shteteve anëtare, ftesë kanë pranuar partnerët e NATO-s në vende si Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re – si dhe Ukraina.

‘’Republika e Kosovës deri më tani nuk ka marrë pjesë në një Samit të NATO-s si shtet pjesëmarrës. Pjesëmarrja e Kosovës në të kaluarën ka qenë në kuadër të aktivitetit “Women, Peace and Security” (Gratë, Paqja dhe Siguria), të organizuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në margjinat e Samitit të NATO-s. Ky aktivitet ishte një ngjarje e veçantë, e organizuar paralelisht me samitin, dhe nuk përbënte pjesëmarrje në vetë Samitin e NATO-s.’’, thuhet në reagim.

Postimi:

Për të sqaruar keqkuptimet dhe pasaktësitë e ngritura nga disa portale, theksojmë se Republika e Kosovës nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s në cilësinë e shtetit pjesëmarrës, pasi nuk është shtet anëtar i Aleancës dhe aktualisht nuk është pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe (Partnership for Peace – PfP).

Samitet e NATO-s janë takime të krerëve të shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës. Në raste të veçanta, në varësi të agjendës së samitit, ftesë mund të marrin edhe partnerë të NATO-s. Në samitin që do të mbahet në Ankara, përveç vendeve anëtare, ftesë kanë pranuar partnerët e NATO-s në kuadër të Indo-Pacific Four (IP4) – Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re – si dhe Ukraina, në cilësinë e partnerit të NATO-s.

Republika e Kosovës deri më tani nuk ka marrë pjesë në një Samit të NATO-s si shtet pjesëmarrës. Pjesëmarrja e Kosovës në të kaluarën ka qenë në kuadër të aktivitetit “Women, Peace and Security” (Gratë, Paqja dhe Siguria), të organizuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në margjinat e Samitit të NATO-s. Ky aktivitet ishte një ngjarje e veçantë, e organizuar paralelisht me samitin, dhe nuk përbënte pjesëmarrje në vetë Samitin e NATO-s.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe shtetet anëtare të saj, si dhe për avancimin e aspiratës së saj strategjike për anëtarësim të plotë në Aleancë

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Ekspozita e Hazir Rekës, dokumentim i qëndresës dhe sakrificës

Ambasadori i Suedisë: Duhen kompromise për zgjedhjen e presidentit

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Gucati sfidon Goxhajn: Trego në cilën zonë operative të UÇK-së ke shërbyer

KMDLNJ: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së mund të shpallet mes shtatorit dhe nëntorit 2026

Kosova News 25/06/2026 25/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
overcast clouds
30° _ 29°
35%
4 km/h
Thu
30 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Ekspozita e Hazir Rekës, dokumentim i qëndresës dhe sakrificës
18:56 -25/06/2026
Ambasadori i Suedisë: Duhen kompromise për zgjedhjen e presidentit
18:50 -25/06/2026
Katastrofë në Venezuelë: Dy tërmete të njëpasnjëshme shkaktojnë qindra viktima dhe mbi 10,000 të zhdukur
18:12 -25/06/2026
700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
17:54 -25/06/2026
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
17:51 -25/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?