KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEDS gjobitet me 25 mijë euro për përdorim të njehsorëve me afat të skaduar verifikimi
Siguri

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për përdorim të njehsorëve me afat të skaduar verifikimi

Kosova News
Kosova News 16:01 -24/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka vazhduar aktivitetet e mbikëqyrjes dhe verifikimit të njehsorëve elektrikë në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrolleve të realizuara së fundmi janë identifikuar edhe pesë (5) njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik, për çka ndaj operatorit ekonomik KEDS është shqiptuar gjobë në vlerë prej 25 mijë eurosh.

MINTI dhe AMK theksojnë se verifikimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të garantimit të matjes së saktë të konsumit të energjisë elektrike, mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe respektimit të standardeve ligjore dhe metrologjike në fuqi.

Institucionet përgjegjëse mbeten të përkushtuara për të siguruar që çdo njehsor elektrik në përdorim të jetë i verifikuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore, duke garantuar transparencë dhe besueshmëri në procesin e matjes së energjisë elektrike.

MINTI u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që posedojnë dëshmi apo dyshime lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë të vazhdojnë t’i adresojnë ankesat dhe informacionet e tyre përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber, si dhe përmes adresës elektronike [email protected].

Gjithashtu lexoni:

FSK-ja dhe Ushtria Amerikane realizojnë ushtrime për menaxhim të emergjencave

Haxhiu: Ekspozita e Hazir Rekës, dokumentim i qëndresës dhe sakrificës

Plasin grushtet mes dy policëve në Prishtinë, suspendohen pasi u rrahën gjatë detyrës

KMDLNJ: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së mund të shpallet mes shtatorit dhe nëntorit 2026

Pse s’u ftua Kosova në Samitin e NATO-s? Sqarimi zyrtar nga MPJD

Kosova News 24/06/2026 24/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
overcast clouds
30° _ 29°
35%
4 km/h
Thu
30 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Ademi pret ambasadorin austriak, flasin për ndeshjet Kosovë–Austri
20:37 -25/06/2026
Kosova dhe Austria nënshkruarjnë marrëveshje që u mundëson familjarëve të personelit diplomatik ushtrimin e veprimtarisë fitimprurëse
20:15 -25/06/2026
Opozita insiston për gazin amerikan, pushteti lë derën hapur për diskutime
19:34 -25/06/2026
Vitia takon ambasadorin belg, diskutojnë për bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë
19:30 -25/06/2026
FSK-ja dhe Ushtria Amerikane realizojnë ushtrime për menaxhim të emergjencave
19:26 -25/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?