KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit
Pa kategori

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Kosova News
Kosova News 16:15 -18/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një trup i dekompozuar është gjetur këtë të enjte në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit.

Dyshohet se trupi është i të riut, Eglant Koçi i zhdukur prej 4 qershorit.

Verifikimet e mëtejshme do të tregojnë nëse bëhet fjalë për 34-vjeçarin i cili dyshohet se u ekzekutua nga Armand Shaka pasi e rrëmbeu.

Dyshimet e deritanishme të hetuesve të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës lidhen me një sasi parash digjitale që 34-vjeçari posedonte në aparatin e tij celular.

Kjo, siç shkruan Euronewsal, pistë po konsiderohet si një nga motivet kryesore që mund të ketë çuar në rrëmbimin e tij.

Sipas Policisë, si autor i dyshuar i rrëmbimit është Armand Shaka, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng Eglant Koçin.

Hetuesit po përpiqen të zbardhin nëse ai ka vepruar i vetëm apo me urdhër të personave të tjerë.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, si dhe identifikimi i ambientit ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit.

Sipas provave të mbledhura deri tani, nga ky ambient ka dalë vetëm autori i dyshuar, i cili mendohet se mund ta ketë transportuar më pas 34-vjeçarin me automjet.

Kontrolle të shumta janë ushtruar në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng i riu, si dhe në zona të tjera.

Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakën pas ngjarjes.

Ndërkohë, automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar Eglant Koçi është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale.

Gjithashtu lexoni:

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu e Kurti nderojnë veprimtarin Adem Demaçi

Këta janë ministrat në detyrë më të votuar në Vetëvendosje

Kosova News 18/06/2026 18/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
overcast clouds
27° _ 25°
44%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
28 °C
Sat
30 °C
Sun
29 °C
Mon
31 °C

Lajmet e Fundit

DASH: SHBA-ja është gati për bashkëpunim me Kosovën në energji, përfshirë gazin amerikan
18:19 -18/06/2026
Ambasadori i Gjermanisë viziton Shtimen, Aliu: Partneriteti me Gjermaninë po shtrihet edhe në nivel lokal
17:30 -18/06/2026
Sekuestrohen rreth 60 kg kilogramë substancë narkotike, arrestohen katër persona
16:56 -18/06/2026
Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?
16:22 -18/06/2026
Nënkoloneli i FSK-së fillon detyrën në Londër
16:20 -18/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?