KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
Lajme

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

KosovaNewss
KosovaNewss 21:38 -16/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Kosova është dëshmi e lirisë së fituar me sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë, me qëndresën e popullit tonë dhe me vuajtjet e grave e burrave që edhe sot bartin plagët e rënda të luftës.

Sveçla në kuadër të vizitës sime zyrtare në Francë, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës, me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Kosova është dëshmi e lirisë së fituar me sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë, me qëndresën e popullit tonë dhe me vuajtjet e grave e burrave që edhe sot bartin plagët e rënda të luftës. Liria jonë u bë e mundur falë luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës, por edhe mbështetjes vendimtare të NATO-s dhe shteteve aleate, të cilat qëndruan në anën e drejtësisë dhe të popullit tonë në momentet më të vështira të historisë sonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Në këtë ngjarje, ku morën pjesë senatorë francezë, përfaqësues të rupit diplomatik të akredituar në Francë, si dhe bashkatdhetarë tanë, krahas programit artistik u hap edhe ekspozita e përgatitur nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Ekspozita solli dëshmi dhe dokumentim mbi helmimet e nxënësve dhe të popullatës shqiptare gjatë viteve ’90, duke rikujtuar një nga format më të rënda të represionit të ushtruar ndaj popullit tonë.

“Përvjetorët e çlirimit janë kujtesë e përhershme e rrugës së vështirë që kemi kaluar drejt lirisë dhe shtetndërtimit. Ato na obligojnë të ruajmë të vërtetën historike, të nderojmë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për vendin dhe të forcojmë vazhdimisht partneritetet me miqtë dhe aleatët që kontribuan në çlirimin dhe lirinë e Kosovës”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës

KosovaNewss 16/06/2026 16/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?