KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
Lajme

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

KosovaNewss
KosovaNewss 20:29 -16/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Florim Canolli, koordinatori kombëtar për IPA-n, dhe Jiri Plecity, shefi i Njësisë për Serbinë dhe Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësinë Lindore, bashkëkryesuan sot në Prishtinë takimin vjetor të komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).

Takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Komisionit Evropian u fokusua në zbatimin e mbështetjes financiare dhe teknike të BE-së për Kosovën në kuadër të IPA-s, si dhe në avancimin e reformave që mbështesin rrugën e integrimit të Kosovës në BE.

E ofruar prej vitit 2007 dhe e përforcuar më tej në vitin 2024 nga Plani i BE-së për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, asistenca e IPA-s është një nga instrumentet kryesore të Bashkimit Evropian për mbështetjen e zhvillimit të Kosovës.

Nga Kryeministria bëjnë me dije se diskutimet trajtuan sfidat horizontale dhe progresi pergjithëshëm në implementimin e përkrahjes nga BE-ja në mbarë sektorët, duke adresuar si kriteret politike ashtu edhe ato ekonomike për integrimin në BE. Fokus të posaçëm në çështjet themelore, duke përfshirë sundimin e ligjit, reformën e administratës publike, reformat strukturore, zhvillimin e sektorit privat, kapitalin njerëzor dhe shoqërinë gjithëpërfshirëse. Në takim u shqyrtuan edhe investimet e BE-së në Kosovë, të kanalizuara përmes programeve të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe të Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC).

Të dyja palët nënvizuan rëndësinë e zbatimit, monitorimit dhe përcjelljes efektive të asistencës së BE-së. Komisioni Evropian mirëpriti përkushtimin e Qeverisë për forcimin e kapacitetit absorbues të Kosovës dhe përmirësimin e koordinimit të përgjithshëm të donatorëve.

Duke vlerësuar progresin e arritur në zbatimin e asistencës së IPA-s, Komisioni Evropian theksoi rëndësinë e zbatimit në kohë të të gjitha projekteve të dakorduara për të siguruar që mbështetja e BE-së të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset. Gjithashtu, u theksua se disa projekte sfiduese kërkojnë veprime të menjëhershme nga autoritetet relevante për të siguruar zbatimin e tyre të suksesshëm dhe për t’i avancuar reformat esenciale për rrugën evropiane të Kosovës.

Kosova riafirmoi zotimin për monitorim nga afër të zbatimit të projekteve të dakorduara dhe për vazhdimin e punës drejt realizimit efektiv të reformave të mbështetura nga Bashkimi Evropian.

Kosova dhe Komisioni Evropian u dakorduan të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit për maksimizimin e ndikimit të asistencës së IPA-s dhe për mbështetjen e zbatimit më efiçient të mundshëm të reformave.

Gjithashtu lexoni:

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

KosovaNewss 16/06/2026 16/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?