Një grua e moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës në Prizren, ndërsa rasti ka mobilizuar Policinë e Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve në lagjen Ortakoll.
Sipas raportimeve, e moshuara, e cila jetonte e vetme, kishte mbyllur derën e banesës dhe kishte tentuar të hidhej nga kati i dytë.
Pas njoftimit për rastin, ekipet emergjente kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta shpëtojnë gruan, duke e vendosur në siguri.
Ajo më pas është dërguar për trajtim mjekësor në spital. Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e kësaj tentative, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen nga autoritetet.



