Një pamje fantastike dhe e rrallë ka surprizuar një grup turistësh që po lundronin në Parkun Detar Karaburun-Sazan. Gjatë udhëtimit me skaf, ata janë shoqëruar nga një grup delfinësh, të cilët kanë dhuruar një spektakël të vërtetë mbi ujë.
Në videon e publikuar, shihet reagimi entuziast i turistëve, të cilët nuk i kanë fshehur dëshirat për të dokumentuar këtë moment magjik me telefonat e tyre. Karaburuni dhe ishulli i Sazanit po kthehen gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar jo vetëm për natyrën dhe historinë, por edhe për raste të tilla të takimit të afërt me faunën e pasur detare.



