KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare
Ekonomi

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Kosova News
Kosova News 16:57 -15/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Bankat komerciale në Kosovë njoftojnë se kanë bërë ndryshime në çmimoret e tyre, duke ulur tarifat e disa shërbimeve të tyre që përdoren nga qytetarët dhe bizneset. Këto ndryshime po shihen si një hap pozitiv drejt uljes së kostove për qytetarët dhe nxitjes së përdorimit të shërbimeve financiare.

Ndër bankat që kanë publikuar çmimore të reja janë ProCredit Bank, TEB Bank dhe NLB Bank, të cilat kanë reflektuar ndryshime në tarifat e llogarive, pagesave, kartelave bankare dhe shërbimeve të tjera financiare.

Në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka sqaruar se tarifat bankare përcaktohen nga vetë bankat komerciale, ndërsa BQK mbikëqyr praktikat e tregut, transparencën dhe mënyrën e shpalosjes së tarifave ndaj klientëve.

BQK thekson se në Kosovë zbatohen parimet e tregut të lirë dhe se bankat operojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se zhvillimet e fundit nuk tregojnë një fenomen të përgjithshëm të rritjes së tarifave bankare, por raste individuale të ndryshimeve të çmimeve, të shoqëruara edhe me ulje të tarifave nga disa banka.

“Fillimisht ju sqarojmë se tarifat bankare përcaktohen nga ana e bankave sipas metodologjive të tyre, të cilat i nënshtrohen nga aspekti i praktikave mbikëqyrjes së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK). Gjithashtu, në aspektin e transparencës, shpalosjes dhe aspekte tjera, janë nën monitorimin e BQK-së. Megjithatë, parimet e tregut të lirë janë të zbatuara për operimin dhe funksionimin e tyre sipas ligjeve në fuqi. Për dijeni, ju keni hasur në ulje tarifave të disa prej bankave, të paktën në tri prej tyre, njoftimet për të cilat i gjeni në publik, ku disa janë nga pjesa e parë e këtij viti, disa tjera kanë hyrë në fuqi nga muaji qershor. Pra, nuk kemi fenomen të quajtur të rritjes së tarifave, por raste individuale dhe në konkurrencë, krahas rasteve të uljes së tarifave, e disa prej bankave nuk i kanë ndryshuar ose vetëm i kanë përshtatur. Pra secili ka mundësi të një zgjidhjeje ndërmjet bankave dhe kohet e fundit edhe jo-bankave, dhe platforma për krahasim të tyre i vë në pah”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Sipas BQK-së, tashmë qytetarët kanë më shumë mundësi të zgjedhin, jo vetëm ndërmjet bankave, por edhe përmes institucioneve financiare jobankare dhe ofruesve të shërbimeve të pagesave elektronike, të cilat kanë zgjeruar gamën e produkteve dhe shërbimeve të tyre.

“BQK kohëve të ka ndërmarrë një sërë iniciativash me qëllim të rritjes së konkurrencës në sektorin financiar, lehtësimit të qasjes së qytetarëve në Llogarinë e Pagesës me Shërbime Bazike, si dhe përmirësimit të transparencës përmes ofrimit të mundësive më të mira për krahasimin e produkteve dhe tarifave bankare. Po ashtu, institucionet financiare jobankare (IFJB) dhe institucionet e pagesave elektronike kanë zgjeruar gamën e produkteve dhe shërbimeve financiare, duke ofruar alternativa të reja dhe më konkurruese për qytetarët dhe bizneset. Këto masa synojnë fuqizimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe rritjen e përfshirjes financiare në vend, si dhe kanë rritur konkurrencën në treg”, vlerëson BQK.

Tutje, BQK njofton gjithashtu se tashmë është funksionalizuar Platforma për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare, një mekanizëm që synon t’u ofrojë qytetarëve informacion më të qartë dhe më të lehtë për krahasimin e ofertave financiare.

“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe informimit të konsumatorëve, BQK ka miratuar rregulloren dhe ka vënë në funksion Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare: https://krahaso.bqk-kos.org/. Kjo platformë u mundëson qytetarëve të krahasojnë në mënyrë të lehtë produktet, shërbimet dhe tarifat e institucioneve financiare, duke i ndihmuar ata të marrin vendime më të informuara dhe më të favorshme për nevojat e tyre financiare, duke rritur transparencën dhe konkurrencën mes tyre”, thekson BQK.

Institucioni mbikëqyrës bën të ditur se ka avancuar edhe proceset e mbikëqyrjes lidhur me metodologjitë e vendosjes dhe publikimit të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve financiare, ndërsa është në fazën përfundimtare të miratimit të një kornize të re rregullative.

“Përveç këtyre të thëna më lart, në kuadër të proceseve të mbikëqyrjes dhe avancimit të praktikave te tregut, BQK ka avancuar mbikëqyrjen ne aspektin e metodologjive të vendosjes dhe shpalosjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve financiare përmes strukturës së veçantë mbikëqyrëse, ndërsa është në fazën përfundimtare të miratimit të kornizës rregullative të avancuar në këtë drejtim, që përfshin mënyrën e njoftimit, shpalosjes, publikimit dhe transparencës së produkteve ndaj publikut, e që edhe me tej do të kontribuojë në këto objektiva”, përfundon përgjigja e BQK-së për Ekonomia Online.

Zhvillimet e fundit në sektorin bankar po shihen si tregues i një tregu gjithnjë e më konkurrues, ku fokusi po zhvendoset drejt ofrimit të shërbimeve më të përballueshme, më transparente dhe më të përshtatura me nevojat e qytetarëve dhe bizneseve.

Gjithashtu lexoni:

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit

MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje

Kosova News 15/06/2026 15/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë
19:13 -15/06/2026
Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
18:52 -15/06/2026
Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?