Karabinierët italianë, të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, kanë zhvilluar patrulla në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit, këto patrulla kontribuojnë në praninë e dukshme dhe të vazhdueshme të KFOR-it në terren dhe rritin ndërgjegjësimin në të gjithë rajonin, njëkohësisht ndihmojnë për ambient të sigurt.
“Përpjekjet e tilla pasqyrojnë angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe përkrahjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë transparente dhe të paanshme”, thuhet në njoftim.



