Një burrë nga Gjilani është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.
Dyshohet se në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar një grua, shtetase të Serbisë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Domorovc të Gjilanit më 26 gusht 2022, rreth orës 23:30.
Tutje është thënë se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se rasti është nën hetime.


