KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë
Lajme

Artan Abazi nuk merr votat e nevojshme për zëvendëskryesues të KGJK-së në raundin e parë

Kosova News
Kosova News 14:19 -12/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje
Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), zgjedhja e zëvendëskryesuesit dështoi në raundin e parë, pasi kandidati i vetëm, Artan Abazi, mori pesë vota pro dhe gjashtë kundër.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaçi, shpjegoi procedurën që ndiqet për përzgjedhjen e zëvendëskryesuesit.

“Për pozitën e zëvendëskryesuesit ka aplikuar vetëm një kandidat, ku materialin që e keni në dispozicion e keni konsideruar vazhdimisht aq të gjerë dhe të qartë për paraqitjen e kandidaturës së kryesuesit Artan Abazi. Bazuar në nenin 3 të udhëzimit administrativ për përzgjedhjen e kryesuesit të gjykatës, së pari duhet të emërohet komisioni ad hoc në përbërje prej tre anëtarëve, ku njëri nga anëtarët do të jetë edhe kryetar i komisionit. Po ashtu, një anëtar duhet të jetë nga Departamenti për Çështje Ligjore dhe një tjetër nga Departamenti për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore”, tha Thaçi.

Ndërkaq, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kandidati për zëvendëskryesues, Artan Abazi, paraqiti vizionin e tij lidhur me këtë pozitë, Ekonomiaonline.

“Parimisht dua të theksoj se kandidatura ime nuk bazohet në ndonjë program të veçantë apo të ndryshëm nga ai i Këshillit Gjyqësor dhe ai i kryesuesit të sapozgjedhur, sepse, siç e dini, në bazë të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Rregullores për funksionalizimin dhe mbarëvajtjen e brendshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pozita e zëvendëskryesuesit është pozitë mbështetëse e kryesuesit të Këshillit dhe, njëkohësisht, pozitë bashkëpunuese me të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit. Por unë mendoj se suksesi ynë qëndron pikërisht në unitetin institucional, në kolegjialitet dhe në përgjegjësinë e përbashkët për realizimin e objektivave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Nëse më besohet kjo detyrë, për të cilën kam konkurruar, do ta ushtroj me përkushtim të plotë dhe duke bashkëpunuar ngushtë me secilin prej jush, në funksion të forcimit të pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.Unë realisht nuk e shoh këtë pozitë të zëvendëskryesuesit si një pozitë individuale, por si një përgjegjësi kolektive, ku suksesi i njërit është sukses i të gjithëve dhe ku interesi i institucionit duhet të jetë gjithmonë mbi interesin personal. Prandaj, nëse më besohet kjo pozitë, ju siguroj se do të jem një zë i bashkëpunimit, i respektit të ndërsjellë dhe i përkushtimit ndaj misionit tonë të përbashkët në shërbim të sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës”, tha ai.Ndërkohë, mbledhja vazhdoi me një pauzë pesëminutëshe, pasi Këshilli nuk vendosi nëse procesi i përzgjedhjes duhej të vazhdonte në raundin e dytë.

Gjithashtu lexoni:

Bega në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa rrugë

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

Murati: Ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet të hënen

27 vjet nga hyrja e NATO-s, SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Misetic: Specialja injoron raportimin e Avokatit të Popullit dhe ekspertëve

Kosova News 12/06/2026 12/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
heavy intensity rain
15° _ 13°
83%
2 km/h
Fri
20 °C
Sat
20 °C
Sun
25 °C
Mon
27 °C
Tue
21 °C

Lajmet e Fundit

Bega në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa rrugë
17:07 -12/06/2026
KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike
17:02 -12/06/2026
Murati: Ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet të hënen
16:46 -12/06/2026
Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, flasin për sigurinë
16:26 -12/06/2026
Pulisic paralajmëron kundërshtarët: SHBA-ja është gati
15:34 -12/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?