Presidenti amerikan Donald Trump dekalron se Irani “mori shumë kohë” për të negociuar dhe tani do të “paguajë çmimin”, shkruan A2CNN.
Presidenti amerikan ka ripërsëritur pretendimet se ushtria e Iranit është një “rrëmujë e plotë dhe totale” dhe ashtu si forcat e saj detare dhe ajrore “as nuk ekzistojnë më“.
“Ata janë mposhtur plotësisht. Irani është vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Kërcënuesi i Lindjes së Mesme ka vdekur!“, tha ai në një postim në Truth Social.
“Ata kanë marrë shumë kohë për të negociuar një marrëveshje që do të kishte qenë e shkëlqyer për ta, tani do të duhet të paguajnë çmimin!“, u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Në një tjetër postim ai akuzoi “mediat e lajmeve të rreme” se nuk raportojnë se sa efektive është bllokada e vazhdueshme e SHBA-së ndaj Iranit, duke e quajtur atë “bllokadën më të suksesshme në historinë e Luftës Detare“.


