KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Erdogan: Izraeli do “Tokën e premtuar”, nuk do ta lejojmë!
Botë

Erdogan: Izraeli do “Tokën e premtuar”, nuk do ta lejojmë!

Kosova News
Kosova News 14:40 -10/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën se sulmet e Izraelit në Siri dhe Liban kanë arritur në një pikë ku përbëjnë një kërcënim direkt edhe për vetë Turqinë. Gjatë një fjalimi para ligjvënësve të partisë së tij AK, Erdogan theksoi se agresioni izraelit rrezikon të gjithë botën dhe duhet ndalur menjëherë, duke shtuar se siguria e Ankarasë është e lidhur ngushtë me atë të Damaskut dhe Bejrutit.

“Sulmet e Netanyahu dhe rrjetit të tij vrasës ndaj Sirisë dhe Libanit kanë arritur në një pikë ku përbëjnë kërcënim për Turqinë, po aq sa për këto dy vende vëllazërore. Nuk do të mbyllim sytë përballë asnjë sulmi kundër vëllezërve tanë”, tha Erdogan, përcjell A2 CNN.

ADVERTISING

Turqia, një vend anëtar i NATO-s, mbetet një nga kritikët më të ashpër të operacioneve ushtarake izraelite në Iran, Gazë dhe Liban. Ankaraja zyrtare e konsideron Izraelin si pengesën kryesore për paqen rajonale, ka ndërprerë çdo marrëdhënie tregtare me të dhe ka kërkuar masa ndëshkuese në gjykatat ndërkombëtare.

“Tani këta njerëz dhe veglat e tyre po enden duke bërë të ashtuquajtura kërcënime që synojnë Turqinë. Nuk ka nevojë që ta thoni këtë. Ne tashmë i dimë shumë mirë qëllimet, synimet dhe objektivin tuaj.  E shohim shumë qartë se çfarë po kërkoni të arrini. Jemi plotësisht të vetëdijshëm për qëllimin përfundimtar të iluzionit të të ashtuquajturës ‘Tokë e Premtuar’. Me ndihmën e Zotit, ne nuk do ta lejojmë kurrë këtë”, shtoi Erdogan.

Më tej, Erdogan akuzoi Izraelin për përpjekje të fshehta për destabilizimin e Afrikës dhe Mesdheut, duke ndezur “zjarrin e përçarjes” në Qipro. Ai paralajmëroi se çdo shkelje e të drejtave të Turqisë dhe qipriotëve turq në Mesdheun Lindor do të marrë një përgjigje mjaft të ashpër.

Ai u bëri thirrje fuqive globale të mbajnë një qëndrim të prerë, duke thënë se kthimi i Izraelit brenda kufijve të ligjit ndërkombëtar është tashmë një detyrë e përbashkët për të gjithë njerëzimin.

Gjithashtu lexoni:

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi

Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit

Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur

Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse

Kosova News 10/06/2026 10/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?