KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova shënon dy përvjetorë historikë
Lajme

Kosova shënon dy përvjetorë historikë

Kosova News
Kosova News 08:51 -10/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me një sërë aktivitetesh Kosova do të shënojë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Agjenda përfshin homazhe, ekspozita, koncerte festive dhe veprimtari shkencore në nderim të figurave dhe ngjarjeve që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë kombëtare.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar agjendën zyrtare të aktiviteteve për shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, të cilat do të organizohen gjatë muajit qershor.

Aktivitetet nisin sot me shënimin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ceremonia do të mbahet në orën 17:00 në hapësirat e kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Prizren.

Programi qendror do të zhvillohet më 12 qershor, ditën e Çlirimit të Kosovës. Homazhet do të fillojnë në orën 09:00 në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të vazhduar më pas te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, varri i veprimtarit Adem Demaçi, te varrezat e dëshmorëve dhe te monumenti i heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Në kuadër të aktiviteteve, në orën 16:00 do të hapet ekspozita fotografike “KFOR and Kosova 25+” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Po atë ditë, në orën 18:00, do të organizohet pritja shtetërore, ndërsa në orën 19:00 në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë do të mbahet koncerti festiv “Liria na Bashkon”.

Në koncert do të marrin pjesë:
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” i Republikës së Kosovës;
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore i Republikës së Shqipërisë;

Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndërkaq, më 25 qershor, në orën 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të mbahet ligjërata përkujtimore kushtuar akademikut Rexhep Qosja, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij, me temën “Fjalim për njeriun e fjalës”.

Përmes këtyre aktiviteteve, institucionet e Kosovës synojnë të nderojnë ngjarjet dhe personalitetet që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë kombëtare dhe në rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

Ky është çmimi i naftës për sot

Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Kosova News 10/06/2026 10/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët
08:43 -11/08/2026
Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?