Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se është krenar që sot është bashkuar me Paradën e 10-të të Krenarisë në Prishtinë.
“Sot dhe çdo ditë, ne qëndrojmë përkrah komunitetit LGBTQ+ të Kosovës dhe aleatëve të tij, për të festuar barazinë, dinjitetin dhe për të pohuar se të drejtat themelore janë për të gjithë. Të gjithë duhet të jenë në gjendje të jetojnë lirisht dhe pa frikë”, ka shkruar ai.
“Britania e Madhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e të drejtave të njeriut dhe përfshirë Kosovën dhe në të gjithë botën. Është frymëzuese të shohësh kaq shumë zëra të bashkuar në mbështetje të dashurisë, respektit dhe diversitetit”, ka shtuar ai.


