KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shfaqja e yllit komunist në “Sunny Hill” shkakton debate
KulturëRajon

Shfaqja e yllit komunist në “Sunny Hill” shkakton debate

Kosova News
Kosova News 17:31 -29/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shfaqja e flamurit shqiptar me yllin komunist në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë shkaktoi reagime në rrjetet sociale, ndërsa organizatorët dhe autori i këngës sqaruan se ishte një video parodi ku vihej në lojë komunizmi

Kryebashkiaku i Tiranës, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë të shumtë përmes rrjeteve sociale u përfshinë në një debat të hënën, pas shfaqjes së një fotoje të flamurit shqiptar me yllin komunist në natën e fundit të festivalit “Sunny Hill” që u zhvillua të dielën në Tiranë.

Flamuri me yllin pesëcepësh ishte pjesë e një video-klipi të titulluar “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar” e grupit muzikor “Asgjë sikur dielli”. Videoja gjendet në Youtube prej vitit 2014 dhe vë në lojë figura dhe ngjarje të historisë shqiptare.

E shkëputur nga konteksti, fotoja qarkulloi në rrjetet sociale dhe shkaktoi zemërim mes qytetarëve si dhe u dënua nga deputetë të opozitës.

“Shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët. Herë pas here, nostalgjikë dhe jo vetëm shfaqen me simbolet e diktaturës, duke fyer kujtimin, vuajtjet dhe sakrificat e mijëra shqiptarëve,” shkroi në faqen e tij në Facebook kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha përmes një postimi në Twitter se kënga ishte një satirë ndaj regjimit dhe e shfrytëzoi ngjarjen për të ironizuar kundërshtarët e tij politikë.

“Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat,” shkroi Veliaj në Twitter.

Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” dhe drejtuesi i grupit “Asgjë sikur dielli”, Alban Nimani sqaruan gjithashtu se fotoja ishte pjesë e një video-klipi satirik.

“Shfaqja e flamurit kombëtar me yll nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video -klip shembet komunizmi,” tha Nimani.

”Ne jemi shumë koshientë për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i përkasim familjeve të persekutuara,” shtoi ai.

Simboli i yllit nga flamuri kombëtar është hequr me ligj në prill 1991, pas rrëzimit të diktaturës 45-vjeçare të mbështetur në ideologjinë komuniste.

Për studiuesit e historisë, shfaqja e këtyre simboleve qoftë edhe në mënyrë artistike, ngre problemin e mungesës së përballjes me të shkuarën edhe tre dekada pas rënies së komunizmit.

“Dekomunistizimi duhet kryer, për të realizuar përballjen me të kaluarën komuniste në forma dinjitoze, duke iu rikthyer dinjitetin njerëzor viktimave dhe duke kuruar plagët e diktaturës totalitariste-komuniste përmes ndalimit të simboleve…,”shkroi Enriketa Papa.

Sipas saj, duke mos e marrë seriozisht të kaluarën dhe trashëgiminë komuniste arrihet që sot shfaqja e simbolit komunist të serviret si performancë artistike. /reporter.al

Gjithashtu lexoni:

Qytetarët serbë njohin policen që keqtrajtoi studenten në Fakultetin Juridik, shikoni si u prit nga turma para stacionit në Beograd

SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 milionë euro pasuri

Kroacia u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Diskriminim ndaj mediave shqipfolëse në Bujanoc, Rexhepi kërkon anulimin e konkursit të bashkëfinancimit

Ekspozita “Testament” hapet në Galerinë e Arteve në Pejë: Një thirrje për barazi, përfshirje dhe reflektim shoqëror

Kosova News 29/08/2022 29/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?