Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ekipin e Institutit për Qeverisje të Sigurisë (ISG) nga ShBA të kryesuar nga Dr. Keith Dunn, të cilët po vazhdojnë ciklin e radhës të këshillëdhënies njëjavore në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në këtë takim, Mehaj u shprehu mirënjohje për punën e tyre në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për hartimin e duhur të politikave, procesin e planifikimit dhe instrumentet tjera të nevojshëm për realizimin efektiv të procesit të tranzicionit dhe zhvillimit të kësaj ministrie dhe të FSK-së.
“Me ekspertët amerikanë do të vazhdojmë suksesshëm edhe më intenzivisht drejtë realizimit të vizionit tonë”, shkroi Mehaj në postimin e tij në Facebook./KosovaNews/


