Policia e Kosovës ka dënuar një person me 500 euro dhe ia ka marrë patentë shoferin për 12 muaj.
Kjo ndodhi pasi që shoferi ishte duke e drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit. Njofton KosovaNews.
“Në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” identifikohet shoferi duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, pas matjes me alkooltest rezulton me sasinë prej 2.14 promila të alkoolit në gjak (gjobitet me 500 €, 3 pikë negative dhe për 12 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


