Policia e Kosovës ka dënuar një person me 300 euro dhe ia ka marrë patentë shoferin për tre muaj.
Kjo ndodhi pasi në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë (100) km/h, i dënuari voziti me shpejtësi (194) km/h.
“Policia e Kosovës apelon për respektim të rregullave të trafikut, respektim të kufizimit të shpejtësisë , në të kundërtën do të vazhdohet me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj të gjithë kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /KosovaNews/


