KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Dënimet e buta po nxisin rritjen e kriminalitetit në Kosovë”
Siguri

“Dënimet e buta po nxisin rritjen e kriminalitetit në Kosovë”

Kosova News
Kosova News 15:21 -17/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Aktivitetet kriminale në Kosovë po vazhdojnë si pasojë e dënimeve të buta, mbingarkesës së prokurorive dhe mungesës së organizimit të strukturave të sigurisë, ka vlerësuar eksperti i sigurisë Drizan Shala, derisa ka kërkuar krijimin e mekanizmave preventivë dhe të një “harte të krimit” për kontrollimin e rasteve kriminale.

Shala tha se aktivitetet kriminale po vazhdojnë si pasojë e mosfunksionimit të mekanizmave institucionalë për garantimin e sigurisë.

“Padyshim që tanimë në aspektin retrospektiv statistikor në qoftë se i referohemi, kemi aktivitet të grabitjeve dhe vjedhjeve të ndryshme. Kjo për faktin se kemi disbalancë në mes mekanizmave përkatës të cilët do të duhej që të vepronin në mënyrë permanente, në mënyrë konstante dhe rigoroz sa i përket mbarëvajtjes dhe rikthimit të sigurisë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai tha se dënimet e buta dhe mbingarkesa e prokurorive po ndikojnë që rastet kriminale të mos trajtohen në mënyrën e duhur.

“Pra, gjykatat me dënime relativisht të buta, prokuroria me një mbingarkesë me lëndë të ndryshme duke mos përmbushur atë figurën kriminale e cila më pas do të kishte me dhënë rezultatin e duhur, dhe njëkohësisht mos-organizimi i duhur i strukturave të sigurisë, pra Policisë së Kosovës, sa i përket vendeve apo hapësirave ku potencialisht, në bazë të rishikimit analitik të të dhënave të krimit i cili është zhvilluar në rajonet përkatëse, nuk ka bërë ndonjë ristrukturim substancial për të arritur që të përcillet mesazhi i duhur që Policia e Kosovës është aty për të ofruar sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Shala tha se situata politike dhe mungesa e fokusit në zhvillimin ekonomik po ndikojnë gjithashtu në shtimin e rrezikut nga krimi i organizuar.

“Por një nga elementet tjetër i rëndësishëm që e bën këtë, që kemi një rritje kaq të madhe të aktivitetit kriminal në Republikën e Kosovës, është çështja e devalvimeve politike të cilat më pas e humbin përqendrimin e aspektit të investimeve në sektorin ekonomik dhe ky si rezultat e rrit potencialin e aktivitetit kriminal, por njëkohësisht e rrit mundësinë, po e ritheksoj, mundësinë e veprimeve të krimit të organizuar në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Ai theksoi nevojën për krijimin e një sistemi të paralajmërimit të hershëm dhe të një harte të krimit për të parandaluar aktivitetet kriminale.“Ne do të duhej që ta kemi një hartë të krimit, pra edhe përmes sistemit early warning (paralajmërim i hershëm), të arrihet minimizimi dhe kontrolli i aktiviteteve përkatëse kriminale duke krijuar mekanizmat preventivë. Përndryshe, trendi i aktivitetit të rritjes së aktivitetit kriminal do të jetë në rritje gjatë kësaj periudhe që po bisedojmë”, tha ai.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës janar-prill 2026 janë regjistruar 1 mijë e 64 raste të vjedhjeve dhe 724 raste të vjedhjeve të rënda.

Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2025 janë regjistruar 1 mijë e 194 raste të vjedhjeve dhe 744 raste të vjedhjeve të rënda, çka tregon se këtë vit ka pasur ulje të rasteve krahasuar me vitin paraprak.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News 17/05/2026 17/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?