KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor
Siguri

Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor

Kosova News
Kosova News 15:35 -15/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së paditësit: Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhavit Ahmeti”, kundër të paditurave: Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), me objekt shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, përkatësisht nenit 21 të Rregullores (QRK) Nr.19/2024 për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve, Mësimdhënësve, Bashkëpunëtorëve Profesionalë, Asistentëve, Instruktorëve dhe Sekretarëve në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësuese të Arsimit Parauniversitar, pas shqyrtimit gjyqësor publik, ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditësit.

Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar nenin 21 i Rregullores (QRK) Nr.19/2024, e miratuar me Vendimin Nr.03/212 të datës 10.07.2024 ndërsa është refuzuar kërkesa e paditësit për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit.

Gjykata Supreme vlerëson se Qeveria ka pasur kompetencë kushtetuese dhe ligjore për nxjerrjen e rregullores në fjalë, mirëpo dispozita e kontestuar, përkatësisht neni 21 i saj, nuk është në përputhje me nenin 35 paragrafi 4 të Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Ligji për Arsimin Parauniversitar, si ligj i veçantë (lex specialis), përcakton qartë se përzgjedhja e mësimdhënësve bëhet nga një komision i themeluar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, ku përfshihen edhe drejtori i institucionit arsimor dhe përfaqësuesit e Këshillit Drejtues. Ndërsa neni 21 i Rregullores Nr.19/2024 kishte ndryshuar këtë përbërje duke përjashtuar këta përfaqësues, duke rënë ndesh me dispozitat ligjore në fuqi dhe me parimin e hierarkisë së akteve juridike.

Rregullorja në fjalë, respektivisht neni 21 i saj, rezulton se është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, pasi ndryshon përbërjen e organit vendimmarrës të përcaktuar me ligj, duke përjashtuar subjekte që ligji i konsideron pjesë përbërëse të domosdoshme të këtij procesi.

Gjykata Supreme thekson se aktet nënligjore duhet të jenë në funksion të zbatimit të ligjit dhe nuk mund të ndryshojnë apo kufizojnë dispozitat e përcaktuara me ligj.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News 15/05/2026 15/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?