Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se i janë grabitur 100 euro nga një i dyshuar i maskuar dhe i armatosur në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur dje në orën 03:48.
I dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës raporton se nuk ka lëndime dhe rasti është duke u hetuar.


