KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim
Lajme

Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 milion € investim

Kosova News
Kosova News 10:42 -14/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në fshatin Frashër të Mitrovicës është mbajtur ceremonia e inaugurimit të punimeve dhe vendosja e gurthemelit të Parkut Industrial. Vlera e këtij parku shkon në rreth një milion euro.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se plani parasheh që brenda 150 ditëve të përmbyllen punimet. E sipas tij, sivjet do ta prenë shiritin e këtij parku industrial ku do të vendosen bizneset.

“Ne po e lajmë një pjesë të borxhit të cilin ia kemi Mitrovicës me këtë investim afër një milion euro. Këtu mund të vendosen biznese të ndryshme nga Mitrovica, Kosova por edhe investitorë të huaj. Sa më shumë bizneset prodhojnë, krijohen kushte për rritje të eksporteve dhe progres socio-ekonomik.  Në Frashër punimet kanë nisur, pas kësaj infrastrukture themelore do të kemi edhe infrastrukturën tjetër që e modernizon parkun industrial. Këtu mund të vinë edhe bizneset nga mërgata”, deklaroi Kurti.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila nënvizoi se me këtë investim, përcillen mesazhe te investitorët e huaj se Kosova është e gatshme dhe vend i sigurt për investime.

“Fillimi i punimeve për një projekt të kësaj natyre jep mesazhin se Kosova është e gatshme dhe e sigurt për investime. Ne si qeveri e ministri jemi të përcaktuar të punojmë në zëvendësimin e importeve me prodhimin vendor por edhe në vendosjen e Kosovës si vend që ka prodhime me vlerë të shtuar. Në këtë park do të ketë kompani prodhuese. Kjo e bënë Kosovën vend që po iu tregon edhe kompanive të BE-së që mund të vijnë, e me çmime të favorshme mund të prodhojnë nga Republika e Kosovës”, shtoi ajo.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci u zotua se do të krijojnë kushte më të mira për të bërit biznes në këtë komunë.

“Mitrovica do ta ketë vëmendjen edhe më të shtuar në aspektin e investimeve që do të ndikojë në ekonominë qarkore të Mitrovicës. Zotimi im është që të krijojmë kushte më të favorshme të të bërit biznes. Mitrovica si komunë në këtë fazë e ka mundësinë të transformohet në njërin nga qytetet më të zhvilluara. Ambicia jonë është që të vazhdojmë”, potencoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

Kosova News 14/05/2026 14/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?