KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusia rifillon sulmet me dronë ndaj Ukrainës pas armëpushimit
Botë

Rusia rifillon sulmet me dronë ndaj Ukrainës pas armëpushimit

Kosova News
Kosova News 11:03 -12/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia ka rifilluar sulmet me dronë ndaj Ukrainës vetëm pak orë pas përfundimit të armëpushimit të përkohshëm triditor, njoftuan autoritetet ukrainase në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, gjatë natës u regjistruan sulme me dronë ndaj kryeqytetit Kiev si dhe ndaj qyteteve Zaporizhia, Dnipro, Kharkiv dhe Kherson.

Në shënjestër ishin gjithashtu rajonet Sumy dhe Mykolaiv.

Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, deklaroi në Telegram se mbetjet e një droni ranë mbi çatinë e një ndërtese banimi 20-katëshe në kryeqytet.

Deri tani nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Media ukrainase “The Kyiv Independent” raportoi gjithashtu shpërthime në qytet gjatë natës.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse thanë se edhe Ukraina rifilloi sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi pas mesnatës.

Agjencia ruse e aviacionit civil, Rosaviatsiya, njoftoi se trafiku ajror në disa aeroporte të Rusisë qendrore u kufizua për arsye sigurie.

Ushtria ruse deklaroi se kishte interceptuar 27 dronë ukrainas deri në mëngjes, ndërsa nuk u publikuan menjëherë informacione për dëme.

Armëpushimi tre-ditor, i cili kishte hyrë në fuqi të shtunën, ishte propozuar javën e kaluar nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili u kishte kërkuar presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të ndalonin përkohësisht luftimet.

Armëpushimi përkoi me ceremonitë në Rusi për përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore/ atsh

Gjithashtu lexoni:

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Kosova News 12/05/2026 12/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc
12:38 -08/07/2026
Ardian Gjini e Daut Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit
12:06 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?