KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një mësimdhënëse në Ferizaj gjen portofolin me dy mijë euro dhe përmes policisë ia kthen mërgimtares
Lajme

Një mësimdhënëse në Ferizaj gjen portofolin me dy mijë euro dhe përmes policisë ia kthen mërgimtares

KosovaNewss
KosovaNewss 19:57 -11/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Ferizaj, një qytetare ka treguar shembull të lartë ndershmërie pasi ka gjetur një portofol me para dhe e ka dorëzuar në polici.

Sipas njoftimit, të hënën qytetarja me inicialet A. Mehmeti, 43 vjeçare nga Ferizaj, mësimdhënëse, ka gjetur një portofol me një shumë parash në afërsi të rrugës “Agim Matoshi”.

Menjëherë pas gjetjes, ajo e ka dorëzuar portofolin në Stacionin Policor në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se, meqë pronari nuk ishte identifikuar fillimisht, hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar kamerat e sigurisë në zonë.

Më vonë, në polici është paraqitur qytetarja L.K. (22 vjeçare) nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit.

Pas verifikimeve të kryera, policia ia ka kthyer pronares portofolin dhe shumën prej 2030.85 euro.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar publikisht qytetaren A. Mehmeti për gjestin e saj, duke e cilësuar atë si shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, që forcon besimin mes qytetarëve dhe institucioneve.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

KosovaNewss 11/05/2026 11/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?