KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq
Siguri

Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq

Kosova News
Kosova News 11:48 -08/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte ka nisur rigjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq. Ky proces po zhvillohet pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e ktheu lëndën në rigjykim duke kërkuar plotësimin e kushteve për gjykim në mungesë.

Lidhur me vendimin e Apelit, prokurorja Habibe Salihu deklaroi se janë plotësuar të gjitha veprimet e nevojshme sipas ndryshimeve të fundit ligjore për të mundësuar gjykimin në mungesë.

“Ne kemi vepruar sipas dispozitave të kodit të procedurës penale e ndryshimet që janë bërë për gjykimin në mungesë”, deklaroi prokurorja Habibe Salihu. raporton “Betimi për Drejtësi”.
Prokurorja Salihu deklaroi se fillimisht është vërtetuar adresa e të akuzuarit përmes dëshmitarëve që kanë pasur qasje në pronën e tij dhe më pas Policia e Kosovës ka konfirmuar se ai nuk jeton në Republikën e Kosovës.

Më tej prokuroja Habibe Salihu deklaroi se është shfrytëzuar bashkëpunimi juridik ndërkombëtar përmes Ministrisë së Drejtësisë, ku është dërguar ftesë drejt autoriteteve të Serbisë dhe është pranuar një përgjigje prej tyre.

Prokurorja Salihu, gjithashtu deklaroi se ftesa është publikuar në Gazetën Zyrtare për një periudhë gjashtëmujore, duke u bërë thirrje të akuzuarit të dorëzohet.

Salihu deklaroi se lidhur me procesin ka qenë në dijeni i akuzuari Çedomir Aksiq, ngase sipas saj mbrojtësi i tij në shqyrtimet e kaluara ka qenë me autorizim.
Gjykata sugjeroi se kontaktimi i avokatit të mëparshëm do të ishte një “mundësi e mirë” dhe “mënyrë për ta informuar” të akuzuarin.

Me kërkesën e mbajtësit të të akuzuarit Çedomir Aksiq sipas detyrës zyrtare, avokatit Ymer Berisha seanca e sotme u ndërpre për një ditë tjetër.

Avokati Berisha njoftoi trupin gjykues se ende nuk është pajisur me të gjitha shkresat e lëndës nga prokuroria, përfshirë deklaratat e dëshmitarëve dhe provat e tjera materiale që formojnë bazën e aktakuzës.

I akuzuari Aksiq u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 15 vjet burgim, më 26 dhejtor 2024.

Ndryshe, më 20 nëntor 2023 në Gjykatën Themelore në Prishtinë kishte nisur gjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i akuzuar për krime lufte. Gjykimi në mungesë parashihet me kodin e ri  të procedurës penale të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Plagoset një person në Pejë

Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”

Kosova News 08/05/2026 08/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Plagoset një person në Pejë
11:42 -22/07/2026
Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd
11:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?