KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit
Lajme

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit

Kosova News
Kosova News 19:28 -05/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) dhe në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka intensifikuar kontrollet në tregun e produkteve të qumështit me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe rritjes së transparencës në treg.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve, janë realizuar gjithsej 7 inspektime në 4 qytete të ndryshme të Kosovës. Si rezultat, 6 raste janë aktualisht në procedurë, ndërsa 1 rast është mbyllur. MINTI rikujton të gjithë operatorët ekonomikë që veprojnë në fushën e prodhimit, importit, distribuimit dhe shitjes së produkteve të qumështit se janë të obliguar të respektojnë kërkesat ligjore në fuqi, përkatësisht Ligjin nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjin nr. 2004/18 për Tregtinë e Brendshme”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.

Në këtë kontekst, theksohet se çdo produkt duhet të ketë deklaracion të qartë, të lexueshëm dhe të dukshëm në gjuhët zyrtare, duke specifikuar saktë përbërjen e tij, përkatësisht nëse është: produkt me bazë shtazore (100%) (dairy),  produkt me bazë bimore (plant-based), apo produkt me bazë të qumështit pluhur.

Subjektet që ushtrojnë shitje me pakicë janë të obliguara të sigurojnë ndarjen dhe prezantimin e qartë të produkteve në rafte, sipas kategorive përkatëse: produkte me bazë shtazore,  produkte me bazë bimore, produkte me bazë të qumështit pluhur.

MINTI, përmes IQMT-së, do të vazhdojë me intensifikimin e inspektimeve edhe në ditët në vijim, në përputhje me kompetencat ligjore për mbikëqyrjen e tregut, me qëllim të parandalimit të praktikave mashtruese dhe garantimit të informimit të drejtë për konsumatorët.

Tutje MINTI thekson se në rast të mosrespektimit të kërkesave ligjore për etiketimin dhe ndarjen fizike të produkteve, operatorët ekonomikë do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

MINTI ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të raportojnë çdo parregullsi të evidentuar në treg, përfshirë mungesën e klasifikimit apo deklarimit të qartë të përbërjes së produkteve.

Gjithashtu lexoni:

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës

Kosova News 05/05/2026 05/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?